Brdo, Berisha: Mungon Serbia? Zgjedhje e Tadic
TIRANE- "Bashkepunimi rajonal padyshim është substancial për të gjithë ne që aspirojmë integrimin ne BE", deklaroi sot Kryeministri Berisha, që po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë me liderë të Ballkanit Perëndimor "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës", që po mbahet në Brno të Sllovenisë, bëri të ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.
Në këtë konferencë, të organizuar nën patronazhin e kryeministrave të Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kroacisë Jadranka Kosor, ndodhen edhe Kryeministrat e Maqedonisë, Nikola Gruevski, Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i Kosovës, Hashim Thaçi, i Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiric, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të BE-së, Stefan Fule dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannier.
Në ceremonialin e organizuar nga qeveria sllovene dhe ajo kroate, si dy mikpritësit e konferencës, pjesëmarrësit u prononcuan për mediat që po ndjekin punimet e saj.
Kryeministri Berisha, në prononcimin e tij, e konsideroi zhvillimin e kësaj konference shumë të rëndësishme, pasi “bashkëpunimi rajonal është padyshim substancial për të gjithë ne që aspirojmë integrimin në BE”. Shqipëria, u shpreh Kryeministri Berisha, i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit rajonal, dëshmi e një transformimi të thellë dhe një përpjekje shumë serioze.
Kryeministri Berisha vlerësoi praninë e Kryeministrit të Kosovës, Thaçi në këtë konferencë, duke theksuar se Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe natyrisht, prania e saj këtu, është kontribut në problemet e paqes dhe sigurisë së rajonit.
Kryeministri Berisha shprehu keqardhjen për mospjesëmarrjen e zotit Tadiç në konferencë, duke theksuar se vendi i tij është aty. “Tadic e ka vendin këtu në këtë konferencë, ndërkaq mospjesëmarrja, është zgjedhje e tij”.
Komisioneri Europian Fule e vlerësoi mbajtjen e kësaj konference një hap në drejtimin e duhur. Vendet e rajonit, tha ai, kuptojnë se është një benefit për to nëse punojnë së bashku. "Unë jam shumë i lumtur për këtë ngjarje që po mbahet sot këtu dhe mendoj se është një zotim serioz i liderëve të mbledhur këtu, për të ndihmuar njëri-tjetrin për të realizuar sfidën e integrimit në BE", tha kreu i Qeverisë shqiptare.
Kryeministri Berisha pritet të mbajë një fjalë në konferencë, ku do të përqëndrohet në ecurinë e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit europian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe do të shprehë angazhimin e qeverisë shqiptare për konsolidimin e standardeve europiane dhe vullnetin për një bashkëpunim të ngushtë me vendet e rajonit në përpjekjet e përbashkëta për integrim europian.
Në përfundim të konferencës, do të dilet me një Deklaratë të Përbashkët Rajonale, e cila do të paraprije Takimin Ministerial që do të zhvillohet nën Presidencën spanjolle të BE-së.
(d.b/BalkanWeb)