Thaci në Brdo: Dialogu, vizioni i Kosovës
BRDO-Në Bërdo afër Kranjit, në Slloveni, po mbahet takimi i liderëve të Qeverive të vendeve të rajonit të Ballkanit, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet këtyre vendeve, për të ndihmuar njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Takimi është organizuar bashkërisht nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe kolegia e tij kroate, Jadranka Kosor, ndërsa po marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, e cila ka refuzuar të vijë në takim për shkak se nuk janë përmbushur kushtet që ajo kishte parashtruar rreth pjesëmarrjes së Kosovës.
Para fillimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se, “vizioni ynë është dialogu, e jo bojkoti”.
Thaçi i ka bërë këto komente në pyetjen se çfarë mendon për këtë takim dhe për mosardhjen e përfaqësuesve të Serbisë dhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Fon Rompoj.
Ndërkaq, nga pjesëmarrësit e tjerë, para se të fillonte takimi, ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ai ka thënë se ky takim shënon një dëshmi të një transformimi të thellë në rrugën e integrimit që po ndodh në këtë rajon.
Berisha ka shtuar se edhe Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.
I pyetur për mosardhjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Tadic e ka vendin këtu në këtë konferencë, ndërkaq mospjesëmarrja, është zgjedhje e tij.
Ndërkohë, si shenjë konkrete e asaj se çfarë mund të jetë ndihma e vendeve njëra-tjetrës, ka qenë rasti i Kroacisë, kryeministrja e të cilit, Jadranka Kosor sot u ka dhuruar vendeve tjera përkthimet e ligjeve të BE-së që janë bërë në procesin e integrimit të Kroacisë në BE.
Fjala është për mbi 100 mijë faqe dokumentesh, përkthimi i të cilave në gjuhën kroate ka kushtuar rreth 8 milionë euro.
Bashkimi Evropian në këtë takim është duke marrë pjesë vetëm përmes komisionarit për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, i cili ka thënë se ky takim është një hap në drejtim të mirë.
Mirëpo, kryetari i Këshillit të BE-së, Herman fon Rompoj, dhe presidenca spanjolle nuk marrin pjesë në këtë takim.
(d.b/Europaelire/BalkanWeb)