Babai i viktimës: Pengmarrësi ishte shok i djalit
TIRANE- Babai i Renato Krasniqit të riut që u vra në Greqi këtë fillim marsi nga autori i pengmarrjes së djeshme në Tiranë, Rome Leka kërkon drejtësi për vdekjen e djalit të tij. “Nga shteti shqiptar kërkoj që deri në pikën e fundit krimineli të më paguajë gjakun e djalit” – është shprehur ai.
Pasi është thirrur në polici për të dëshmuar rreth krimit, ai ka dhënë detaje rreth njohjes së djalit të tij, autorit të krimit dhe shokut të tyre që mbeti i plagosur Kleo Kaci, i cili rezulton dhe dëshmitari i vetëm i vrasjes.
“Më është vrarë djali në Greqi më 8 mars të 2010 në dhomë nga një kriminel, Romeo Leka. Djali ka qënë në dhomë bashkë me një shokun e tij që ka qënë i plagosur dhe më ka njoftuar mua për atë që ndodhi. Romeo Lekën e kam njohur në fotografinë që më kishte sjellë vajza, ku ishin të gjitha sendet personale të djalit tim, nga ajo foto pashë që ishte i njëjti person që ka vjedhur bankën. Ai ishte shok me djalin tim, pinin kafe bashkë, djali im e ka mbajtur me bukë, se Romeo ishte pa punë. Nga dëshmia që ka dhënë shoku i djalit Romeo Leka njihet si një person me precedentë penalë edhe në shtete te tjera, si një njeri i rrezikshmë” – thekson babai i viktimës.
Në dëshminë e tij babai i viktimës Islam Krasniqi mësohet të ketë thënë se gjithë shkaku i ngjarjes ka qënë një borxh prej 300 eurosh që Romeo Leka i kishte shokut të tij.
(m.a/BalkanWeb)