Brecani: Pas incidentit me statusin në ‘FB’ doja të dorëhiqesha nga policia
TIRANE- Deri tani ai njihet nga të gjithë si personi që është përpjekur gjithmonë që të vërë rend dhe qetësi, por askush nuk e njeh përtej uniformës blu të policisë. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili rrëfen për herë të parë për “Gazeta Shqiptare” jetën e tij. Pavarësisht imazhit të egër që njohim përmes ekranit, takimi me të të përball me një njeri me karakter të butë. Përkundër karakterit të “njeriut të hekurt”,
Breçani ka rrëfyer kujtimet e tij që nga fëmijëria, martesa e lumtur dhe karriera e suksesshme në radhët e uniformave blu. I ekspozuar shpesh ndaj akuzave të Partisë Socialiste dhe reagimeve të dhunshme ndaj tyre, Erzen Breçani ndonëse askush nuk do ta besonte, përlotet kur e pyet nëse e ka menduar largimin nga radhët e policisë. “Do largohem, mendova pas incidentit të fundit, por nëna dhe bashkëshortja ime më motivuan. Kur nuk e le policinë, në kohën që plumbat të kanë grisur pantallonat, nuk ke pse e lë tani”, i kanë thënë gratë e jetës së tij. Në këtë rrëfim, ai flet edhe për marrëdhënien me bashkëshorten, Ujezën dhe dy djemtë, Eralbin dhe Jehonin. “Me bashkëshorten na lidh bota e sportit, por edhe ajo e eksplorimit të botës.
E dashuroj Ujezën si ditën e parë që jemi njohur”, rrëfen nëndrejtori i Policisë së Tiranës jashtë kornizave që e kemi parë gjithmonë. Veç kësaj, Breçani tregon edhe pasionet që ai ka pasur gjatë gjithë jetës, duke veçuar sportin e mundjes, nga i cili ende nuk është shkëputur. Por, nuk kishte si të ndodhte ndryshe që jashtë këtij rrëfimi të liheshin të gjitha incidentet në të cilat është lakuar emri i tij, duke përfshirë edhe rastin e komentit të fundit në rrjetin social “Facebook”. Breçani tregon marrëdhëniet me politikën dhe planet për të ardhmen.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)