E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, mijëra protestues pro dhe kundër Morsit rikthehen në ‘Tahrir’

KAJRO - Dy ditë pas përleshjeve të dhunshme në Kajro mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit të larguar egjiptian, Mohamed Morsi, që shkaktuan të paktën 37 të vdekur, edhe dje kryeqyteti është rikthyer në arenë protestash dhe manifestimesh të qindra mijëra personave.

Ndërkohë vazhdojnë tratativat për një emërim të mundshëm të Mohamed el Baradei në postin e kryeministrit, përkohësisht pjesa më e madhe e rrugëve të kryeqyteti përgjatë Nilit mbeten të shkreta dhe dyqanet e mbyllura, nga shqetësimet për përleshje të dhunshme.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›