E Diel, 1 Nëntor 2026

Samuel Zhbogar shefi i ri i zyrës së BE në Kosovë

PRISHTINË- Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar pritet të jetë shefi i ri i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Sipas gazetës kosovare Koha Ditore, që i referohet burimeve diplomatike përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cartherine Ashton pritet të emëroje ministrin e Jashtëm slloven si përfaqësues të Bashkimit Europian në Prishtinë.

“Ai është njohës i mirë i Kosovës dhe i Serbisë, gjatë punës së tij si ministër ka krijuar edhe përvojë shtesë dhe do të jetë një përfaqësues i mirë i BE-së në këtë post mjaft sfidues”,- ka deklaruar një diplomat nga një vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, duke shprehur bindjen se Baronesha Ashton do ta emërojë pikërisht Zhbogarin në këtë post.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›