Thaci: 2012-ta, vit i liberalizimit të vizave për Kosovën!
PRISHTINË- Qeveria e kosovare vlerëson se tashmë janë pjekur kushtet për nisjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
"Viti 2012 do jetë vit i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën",- deklaroi sot kryeministri Hashim Thaçi, në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Kryeministri kosovar, vlerëson se qeveria mbetet e përkushtuar për zbatimin efektiv dhe në afat rekord të të gjitha kritereve pas hapjes së dialogut për liberalizimin e vizave.
“Në anën tjetër, pres që Bashkimi Evropian ta trajtojë Republikën e Kosovës si partner të barabartë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Ne nuk presim favore apo lehtësime, ne presim qasje dhe trajtim të barabartë, si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u bazuar në kritere strikte”,- deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës.
Thaci u shpreh se një qasje e njëjtë si me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të ishte një shtytje e rëndësishme për të gjithë shoqërinë kosovare dhe qeverinë, për të vazhduar me iniciativat rajonale dhe me zbatimin e reformave të nevojshme.
(el.me/BalkanWeb)