E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredheniet SHBA-Egjipt

Sundimtaret ushtarake ne Egjipt kane rene dakord  te formojne nje qeveri te re dhe kane premtuar ta transferojne pushtetin tek nje organ civil deri ne korrik. Por dhjetra mijera protestues kerkojne largimin e menjehershem te regjimit ushtarak. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Meredith Buel analizon sesi kaosi dhe pasiguria ne Egjipt mund te ndikojne mbi politiken e jashtme amerikane dhe miliarda dollaret e ndihmave qe Amerika jep per aleatin e saj te rendesishem.

Turma te medha protestuesish ne sheshin Tahrir te Kajros kerkojne qe regjimi ushtarak te jape doreheqjen. Dhuna eshte shoqeruar me shqetesimet e zyrtareve amerikane. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney

Shtetet e Bashkuara vazhdojne te besojne se keto ngjarje tragjike nuk duhet te pengojne zgjedhjet dhe nje tranzicion drejt demokracise.

Egjipti eshte ne qender te politikes se jashtme amerikane ne Lindjen e Mesme dhe rendesia strategjike e tij eshte e madhe thote profesori i Universitetit te Merilendit Shibley Telhami.

Egjipti eshte shteti arab me i populluar dhe me me ndikim. Ajo qe ndodh aty do te kete pasoja per interest e tjera amerikane perfshi Gjirin Persik menyren sesi shtetet e Gjirit do te sillen apo sesi do ta interpretojne kete levizje. Pra per te gjitha keto arsye Egjipti ka shume rendesi per Shtetet e Bashkuara.


Zoti Telhami thote se perleshjet e vazhdueshme mes demonstruesve dhe forcave te sigurise mund te ndikojne opinionin publik ne Shtetet e Bashkuara.

Ne se marredheniet tensionohen dhe ka nje konflikt te vertete mes ushtrise dhe publikut do te kete nje mjedis te ndryshem politik si ne kongres ashtu edhe ne opinionin publik.

Presidenti Barak Obama i ka bere thirrje keshillit ushtarak te Egjiptit ti jap fund gjendjes se jashtezakonshme dhe te ndale gjykimet ushtarake te civileve. Dhuna rrezikon miliarda dollare ndihma amerikane per Egjiptin thote Steven Heydemann ne Institutin Amerikan te Paqes.

Duhet te kujtojme Keshillin Suprem vazhdimisht se ata jane ne nje rol te perkohshem dhe se nuk duhet te bejne asgje qe te rrezikoje konsolidimin e nje sistemi politik perfshires tolerant dhe demokratik ne Egjipt.

Por ushtrimi i nje presioni te madh mbi keshillin ushtarak mund te coje ne pasoja te padeshiruara qe minojne marredheniet e Egjiptit me Izraelin thote Tawfik Hamid analist ne Institutin Potomac.

Ne se i ben shume presion ushtrise tani mund te rezultoje ne marrjen e Egjiptit nen kontroll nga islamistet.

Demonstratat e fundit jane me te medhate qe nga protestat qe detyruan doreheqjen e presidentit President Hosni Mubarak ne fillim te vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›