"Bregdeti": Pronat, ne Strasburg
Pronaret e zonave turistike te bregdetit, po e shohin Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, si zgjidhjen e vetme per rifitimin e pronave te tyre. Ne nje reagim publik, kryesia e Shoqates Bregdeti, duke vleresuar se shume pronare kane fituar ne Strasburg dhe rruga e ankimit nuk kushton por te kthen pronen dhe te kompenson parate e harxhuara, do te ankohet ne kete gjykate per te rrezuar ligjin 7501 per "Tokat Bujqesore". "Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg eshte nje procedure qe e kane fituar disa pronare shqiptare. Kjo rruge jo vetem qe nuk kushton por te kthen pronen dhe te kompenson ato para qe ke harxhuar. Prandaj e kemi rekomanduar Strasburgun si nje drite jeshile per te rrezuar ligjin famekeq 7501, ligj qe i trajton pronat e shtetezuara nga diktatura si prona ne dispozicion te interesave elektorale PD dhe PS", reagoi dje kjo shoqate. Sipas tyre, respektimi i te drejtes se prones private eshte problem themelor qe ndan diktaturen nga demokracia dhe se problemi i prones ne keto 19 vjet shtet demokratik, jo vetem qe nuk eshte zgjidhur por ne zonen turistike bregdetare Vlore Sarande po perkeqesohet. "Kjo ka ndodhur per shkak te mashtrimit sistematik qe ju eshte bere institucioneve nderkombetare, per shkak te mentalitetit etatist te trasheguar nga komunizmi, te rrethanave te krijuara pas permbysjes se diktatures ne 1991 dhe zbatimit te platformes se Katovices", vleresojne pronaret. Sipas tyre, prona e zonave turistike eshte bere nje burim korrupsioni i administrates shteterore dhe i drejtesise si dhe burim vrasjesh. Shoqata Bregdeti, denoncoi se ne zonat turistike vazhdojne pushtimet dhe ndertimet pa leje por pushti lokal dhe ai qendror heshtin. "Ne kemi udhezuar te gjithe pronaret e zones turistike Vlore Sarande qe te mbrojne pronen dhe te drejtat e tyre te ligjshme, te kerkojne me rruge gjyqesore pronat e tyre pavaresisht se ato shteti ato toka ja ka dhene nje bashkefshatari te tyre duke zbatuar ligjin anti pronar, 7501", deklaruan pronaret. Ata pretendojne se jane pronare te ligjshem te pronave qe shteti komunist i shtetezoi pas vitit 1944, dhe jo ish pronare. Nderkohe qe nuk justifikojne faktin qe realiteti i sotem i anarkise me pronat ne zonat turistike nje vend demokratik, sic eshte Shqiperia pas vitit 1991 dhe as me teper sot anetar i NATO-s dhe kandidat per ne BE.
"Ne shpresojme ne reflektimin e dy drejtuesve te politikes shqiptare por dhe ne reagimin e politikes se institucioneve te KE dhe SHBA qe te specifikohet nje qendrim shtrengues dhe detyrues per Qeverise Shqiptare ndaj shkeljes se te drejtave te njeriut, ndaj pa pergjegjshmerise se deritanishme te politikaneve tane, qe prej vitesh angazhohen para forumeve nderkombetare, por praktikisht bejne te kunderten", thekson ne deklarate Shoqata Bregdeti. R. Rapushi
Leter perfaqesive diplomatike
Shoqata Bregdeti eshte i eshte drejtuar ambasadoreve te trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi me kerkesen qe te ndikojne qe shteti Shqiptar ne zonen turistike te kthejne fizikisht pronat tek i zoti. Po keshtu, nga ana tjeter, kjo shoqate ka kerkuar nga Keshilli i Evropes, Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, qe te detyrohet dhe kushtezohet politika shqiptare qe edhe ne zonat turistike, te jete detyrim prioritar i shtetit, qe pronat private te shtetezuara padrejtesisht nga shteti i diktatures, t'u kthen trungut familjar te pronarit te ligjshem sipas dokumenteve kadastrale te para vitit 1945, dokumente qe shteti i disponon.
Protesta ne Orikum, mbeshtetje nga PS
Protestat e ish-punetoreve te Ndermarrjeve Bujqesore ne "Ujin e Ftohte" dhe Orikum marrin dhe mbeshtetje politike. Ne tubimin e dites se djeshme ne Orikum te Vlores, kane qene te pranishem edhe deputete te opozites, Fatmir Toci dhe Eltar Deda. Banoret kane protestuar ne krah te deputeteve te Partise Socialiste para bashkise se Orikumit, ku bene thirrje se kerkojne pronat ne baze te ligjit 7501. Sipas banoreve, me siperfaqet e ish-ndermarrjes eshte abuzuar padrejtesisht. Ata paralajmeruan se protestat ne kerkim te se drejtes se pronesise nuk do te nderpriten, por do te vijojne dhe ne ditet e ardhshme. Kurse deputetet socialiste Deda dhe Toci u shprehen se "tokat e bregdetit u zaptuan nga familja e kryeministrit Berisha". Tubimi eshte mbikeqyrur gjate gjithe kohes nga nje numer i madh policesh dhe nuk ka pasur konfrontime apo incidente. Policia vuri ne dukje se banoret nuk kane marre leje per protesten e djeshme para bashkise Orikum, megjithate nuk nderhyne per te mos tensionuar situaten.