E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andropauza, 97% e meshkujve nuk e njohin

Sonila Isaku
Andrologu, per meshkujt shqiptare eshte nje fjale e panjohur ose shume pak e njohur dhe po ashtu edhe semundjet qe lidhen me te. Andropauza eshte nje prej semundjeve qe shume pak njihet nga meshkujt shqiptare, ose e thene me shifra vetem 3 per qind e tyre e njohin kete semundje. Ne nje studim te kryer se fundmi nga Instituti i Shendetit Publik, ka rezultuar se 97 per qind e meshkujve nuk e njohin kete semundje, nderkohe qe numri i te prekurve eshte 10 here me i larte se ata qe e njohin semundjen.
Studimi
Meshkujt gjithnje e me shume po preken nga andropauza, qe njihet ndryshe si kriza e moshes se mesme. Por, ndryshe nga femrat te cilat kane informacion mbi menopauzen, 97 per qind e meshkujve te pyetur, nuk dine asgje mbi andropauzen. Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik, tregon se meshkujt nga mosha 30 vjec kane nje ulje te testosteronit me 10 per qind ne cdo dekade. Duke pare gjithe kete mungese te informacionit, specialistet e ISHP-se tregojne se cilat jane shenjat e andropauzes dhe si ndikon ne jeten e nje mashkulli. "Moshat minimale jane 30 vjec dhe ato maksimale 80 vjec. Simptomat paraqiten pothuajse te njejta tek te gjithe dhe jane plogeshti, keputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual", u shpreh Lumturi Merkuri, specialiste e Instituti te Shendetit Publik. Nderkohe qe mjeket tregojne se meshkujt mund te mjekohen permes hormoneve. Terapia sjell permiresim te humorit, ulje te nervozizmi, permiresim te cilesise se gjumit dhe jetes seksuale, si dhe rritje te mases muskulore.
Semundja
Andropauza eshte nje semundje qe kohet e fundit po vihet re ne nje perqindje te madhe meshkujsh. Statistikat tregojne se 30 per qind e meshkujve, mbi moshen 40-50 vjec shfaqin te tilla probleme, duke u rritur ne 50 per qind tek moshat mbi 50 vjec dhe 70 per qind te ata mbi 60 vjec. Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht ne testikuj nga disa qeliza (leydik) qe ndodhen ne teste. Me kalimin e moshes ulet funksioni i ketyre qelizave, duke ulur sasine e prodhimit te ketij hormoni, ku me shume e ku me pak, i cili sjell dhe disa shqetesime karakteristike. Kur nivelet e testosteronit bien nen norme, kemi hipogonadizem (12-35 n.mol/l) dhe mashkulli shfaq humor te keq, mund te kete gjendje depresive, qe ndonjehere mund te shoqerohen me axhitim dhe acarim te kote. Crregullime te gjumit, lodhje te shpejte fizike, qe vjen si pasoje e anemise se krijuar nga ulja e nivelit te testosteronit dhe ulja e mases muskulore. Ne kete moshe fillon e krijohet indi dhjamor i tipit genoid (i tipit femeror), qe do te thote se shfaqet ne bel, shpatulla dhe vithe. Nderkohe mund te shfaqen crregullime te perqendrimit, afshe te nxehta dhe ulje e dendesise kockore (osteoporoze), etj. Nje shenje mjaft e rendesishme eshte ulja e deshires seksuale dhe disfuksion erektil deri ne impotence.

Trajtimi i semundjes

Trajtimi konsiston ne terapi hormonale zevendesuese. Kohet e fundit po perdoret me sukses nje medikament i ri, nje injeksion qe behet cdo 3 muaj. Efektet ndihen qe me injeksionin e pare dhe pacienti ka permiresime te gjendjes se pergjithshme, ky shqetesim nuk eshte se haset nga te gjithe meshkujt, por prek pjesen me te madhe te burrave. Si mund te parandalohet? Duhet qe cdo mashkull mbi moshen 40 vjec te beje analiza hormonale, per te matur nivelin e testosteronit dhe kontrolle periodike te mjeku specialist.

Simptomat e semundjes
Humor te keq deri ne gjendje depresive
Acarime te kota
Crregullime te gjumit
Lodhje te shpejte fizike
Fillon e krijohet indi dhjamor ne bel, shpatulla dhe vithe.
Shfaqen crregullime te perqendrimit
Afshe te nxehta dhe ulje e dendesise kockore (osteoporoze)
Ulje e deshires seksuale dhe disfuksion erektil deri ne impotence

Te dhena mbi semundjen
30 vjec eshte mosha kur mund te shfaqet semundja
10 % e meshkujve te kesaj moshe preken nga semundja
10 % ulet niveli i testeronit cdo dekade te jetes
50 % eshte semundja tek moshat mbi 50 vjec
3 per qind e meshkujve shqiptare e njohin kete semundje
97 per qind e tyre nuk e dine se ekziston pavaresisht se mund te jene te prekur

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›