E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, sivjet dyfishohet fondi i pyetjeve

Llogaritjet
Sipas modeleve te huazuara nga shtetet ku Matura Shteterore eshte tashme nje proces mjaft efikas, fondi i pyetjeve edhe ne Shqiperi do te jete sa 20- fishi i sasise se kerkesave per nje test te vecante. "Nese nje test ka 25 kerkesa me alternativa dhe zhvillim, fondi i pyetjeve qe mund te zgjidhen pyetjet e ketij testi eshte 20-fishi, pra 500 kerkesa. Po te kemi parasysh faktin qe do te hartohen 7 teste, fondi i pyetjeve shkon ne 3.500 kerkesa", thone burime nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve. Kjo do te thote me shume larmi pyetjesh ne testet e maturanteve, ne menyre qe kontrolli i dijeve, te jete sa me i shperndare dhe jo i perqendruar. Pra, nepermjet ketij fondi te madh, dyfish me te larte se vitin e kaluar, studentet do te mund te pyeten per nje shumellojshmeri temash dhe jo vetem per disa te tilla. Nga fondi prej 3500 pyetjesh do te perzgjidhen nga 25 kerkesa per cdo test te provimeve te Matures Shteterore. Sipas specialisteve te AVA-s, vleresimi i maturanteve per pyetjet me zhvillim do te behet ne menyre te pershkallezuar. Pra, secili do te vleresohet per aq sa eshte pergjigjur. Ne vendin bosh ku shenohen piket, vihet vleresimi i perbashket, se deri ku ka arritur maturanti me pergjigjen e pjesshme qe ka dhene. Me pas, te dy vleresuesit, piket i hedhin te tabelat permbledhese. Gjate vitit te kaluar fondi i pyetjeve ishte sa 10-fishi i numrit te kerkesave te testit, ndersa sivjet, ky numer eshte dy here me i larte.

Ndryshimi
Cdo grup lendor harton fondin e kerkesave te testeve, bazuar ne matricen e specifikimeve, te hartuar nga specialisti lendor. Rregullorja percakton se kete vit, ky fond eshte sa 20 i kerkesave qe do te permbaje secili prej testeve te Matures Shteterore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›