E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti i studenteve, marreveshje me ISHP

Keshilli Kombetar Studentor dhe Instituti i Shendetit Publik, kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi per ruajtjen e shendetit te studenteve. Me se shumti, aspirohet te parandalohet perhapja e semundjeve seksualisht te transmetueshme, e kryesisht virusi HIV. Gjate nenshkrimit te marreveshjes ndermjet kreut te KKS, Qamil Dika dhe atij te ISHP, Alban Ylli u ra dakord qe Keshilli Studentor te ofroje grupe studentesh qe te marrin pjese ne fushata ndergjegjesuese per promovimin e shendetit ne popullate, sipas kerkeses se ISHP. Gjithashtu, ky keshill premtoi te marre nje rol aktiv ne zbatimin e pikave te marreveshjes, te organizoje, koordinoje dhe lehtesoje ISHP ne kryerjen e aktiviteteve. Sipas kreut te KKS, Dika, keshilli merr persiper edhe te siguroje pergatitjen ne kohe dhe me seriozitet te te gjitha aktiviteteve mbeshtetese te nevojshme, per te mundesuar zbatimin e menjehershem dhe sipas cdo aktiviteti specifik. Ndersa Instituti i Shendetit Publik ka marre persiper qe te luaj rolin drejtues ne planifikimin dhe ekzekutimin e pergjithshem te Marreveshjes, ne garantimin e integrimit teknik te te gjithe aktiviteteve qe do te kryhen ne kuader te kesaj marreveshjeje, si dhe sigurimit te kontrollit te cilesise, permes monitorimit dhe supervizimit te aktiviteteve. Me propozim te KKS, Instituti i Shendetit Publik mund te angazhoje sa here te jete e mundur, studente me pune ne terren apo studime specifike ne popullate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›