E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Bashkëpunimi i opozitës, me rëndësi për integrimin

Ministria e integrimit Majlinda Bregu rikonfirmoi edhe njëherë se qeveria është e gatshme për një ecuri të shpejtë të projektit të integrimit që është projekti më madhor.
 

Duke folur në tryezën e integrimit, Ministria Bregu theksoi se qeveria shqiptare po ndjek rrjedhën normale të procesit të integrimit ndërsa shtoi se hapi tjetër për këtë proces do të jenë zgjedhjet e 8 majit.
 

“Angazhimi i opozitës për zgjedhjet duhet të jetë i përbashkët dhe rezultati të jetë në respektim të ligjit. Bashkëpunimi i opozitës për procesin e integrimit është majft i rëndësishëm pasi vlera e opozitës është e patjetërsueshsme jo vetëm në aspektin politik por edhe atë praktik” theksoi Bregu.

Ajo gjithashtu theksoi se qeveria është e vetëdijshme se procesi i integrimi është i gjatë dhe kompleks prandaj ajo po bën çdo gjë që është e mundur për të përmbushur të gjitha e rekomandimeve të Bashkimit Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›