E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino: Dialogu politik me rëndësi për integrimin

Zv. drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në BE Stefano Sannino u ka kërkuar të dyja palëve të arrijnë dialogun politik në interes të procesit të integrimit.
 

Duke folur në tryezën e organizuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Sannino theksoi se dialogu politik është mjaft i rëndësishëm për arritjen e objektivave të Shqipërisë drejt BE-së.
 

Gjithashtu Sannino vlerësoi hapat dhe arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, në shumë fusha të rëndësishme për vendin.

Sannino gjithashtu vlerësoi punimet e kësaj tryeze e cila sipas tij do të shërbejë për të krijuar një platformë të përbashkët pune, në plotësimin e detyrave të lëna nga 12 rekomandimet e KE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›