Rama takon aleatet dhe nderkombetaret

Kryetari i PS-se zhvillon takime gjate gjithe dites me aleatet per zonat qe do tu lihen me 8 maj
TIRAN - Perpara mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste kreu i kesaj partie Edi Rama ka pasur nje axhende te ngjeshur takimesh. Ne takime te njepasnjeshme qe jane zhvilluar prej oreve te para te mengjesit te djeshem lideri i opozites ka pasur takime me krere te partive aleate me deputete te zonave te ndryshme me kandidat dhe perfaqesues te larte nderkombetar. Kryefjala e te gjithe takimeve kane qene zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ne seline roze jane pare ti drejtohen zyres se kryesocialistit dhe aleatet e Partise Socialiste te cilet kane zhvilluar bisedimet e fundit per zonat qe do tu lihen per te kandiduar. Mesohet se takimet midis tyre nuk kane qene aq te lehta per te arritur ne nje perfundim.
Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se kerkesat e aleateve kane qene gjithnje e ne rritje. Krahas kesaj anetaret e koalicionit Aleanca per te Ardhmen kane kerkuar zona te sigurta te cilat njihen si bastione te majta. Ne kete pike kryetari i PS-se eshte mundur qe te ruaje balancat per shkak se ne shume nga keto zona ishin te ndare kandidatet dhe keta te fundit kane vijuar betejen per te fituar zgjedhjet e ardhshme.
Per te arritur nje kompromis midis tyre socialistet u kane dhene disa zona duke i konsultuar me deputetet dhe drejtuesit socialiste. Deri ne oret e vona te mbremjes keto takime kane vijuar.
Kjo per shkak se gjate mbledhjes se Kryesise propozoheshin emra apo kjo e fundit nuk binte dakord qe te lironte nje zone e cila do te ishte e sigurt per tu fituar nen siglen e Partise Socialiste dhe humbese ne siglen e nje aleati. Kerkesat e aleateve kane qene te shumta per te kerkuar nje numer te medha bashkish te vogla apo komunash te medha.
Ndonese pakenaqesite jane krijuar ne radhet e aleances kreu i PS-se ka mundur qe te mbylle te gjitha zonat. Krahas takimeve per ceshtjen e kandidaturave kryesocialisti ka zhvilluar dhe takime te vecanta me kreun e OSBE-se ne Tirane dhe perfaqesuesin e misionit te BE-se ne Shqiperi.