E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, sot mblidhet tryeza e partive

TIRANE- Ne prag te zgjedhjeve te 8 majit e ne pergjigje te fteses se kreut te grupit kuvendor te PD-se, Astrit Patozi, sot pritet mbledhja e partive politike ne nje tryeze te perbashket. takimi, sikunder eshte njoftuar per gjithe subjektete politike permes nje letre shkruar nga Patozi mbahet ne zyrat e Kryesisë së Kuvendit dhe me praninë e OSBE/ODIHR për të diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë lidhje me zgjedhjet e 8 majit dhe garancitë për transparencën e tyre.

Takimi pritet te nise sot ne oren 11.00 dhe ne te do të diskutohet për angazhimet e të dyja palëve për realizimin e një procesi zgjedhor me standarte europiane, sikunder kane bere apel nderkombetaret, per te cilet keto zgjedhje jane shume te rendesishme per rrugen europiane te Shqiperise.

E para qe iu pergjigj publikisht fteses se Patozit, ishte LSI-ja permes sekretarit te pergjithshme te saj, Luan Rama. Nderkohe qe dje ka konfirmuar pjesemarrjen edhe PS-ja, permes kryetarit te grupit te saj parlamentar, Gramoz Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›