E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Brenda shtatorit PE do të heqë vizat

Ajo e vlerësoi si një lajm inkurajues miratimin e rezolutës nga ana e Parlamentit Evropian, teksa ka kritikuar qëndrimin e opozitës, që sipas saj e “fishkëlleu këtë proces”.

"Në momentin kur Shqipëria bëhej gati për të nënshkruar procesin e stabilizim asocimit dhe marrëveshjen kryesore të saj me BE-në, Edi Rama e fishkëlleu gjatë këtë proces. Ai nuk ka lënë lobing pa bërë për keq, për të lobuar kundër procesit të integrimit të Shqipërisë apo për të përcjellë kauzën pa kauzë të tij të humbur, edhe tek miqtë apo partnerët tanë perëndimorë", tha ministrja Bregu.

Ministrja e Integrimit theksoi se rezoluta e miratuar dje nxit fuqishëm forcat politike në vend që të angazhohen në një dialog të gjerë konstruktiv dhe të gjejnë zgjidhje vetëm sipas Kushtetutës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›