E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Plani per mbrojtjen e votes, me i mire se me pare Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, ka deklaruar se skema e opozites per mbrojtjen e votes do te jete me funksionale se ajo e viteve te meparshme. Deklarata e kreut te PS-se, u be gjate asamblese se kryebashkiakeve te majte ne qytetin e Beratit. “Ne bashkerisht duhet t’i garantojme njerezit, qe plani yne i mbrojtjes se cdo vote, kete here eshte me i detajuar se asnjehere tjeter dhe padyshim do te jete edhe me garantues se asnjehere tjeter, ne menyren sesi ne do ta implementojme”, u shpreh Rama. Kreu i PS-se u shpreh se nuk te perseriten eksperiencat e se shkuares. “Sepse nga njera ane eksperiencat negative te te shkuares, po dhe shume te palara qe kane dalen tanime ne shesh, na kane dhene mundesine qe te kuptojme se ku ne duhet te forcojme pranine dhe duhet te forcojme mekanizimin tone”, u shpreh kreu i PS-se. Vec planit te detajuar per mbrojtjen e votes, kreu i PS-se ka shtuar se nje tjeter element i rendesishem ne zgjedhjet e 23 qershorit, eshte dhe pjesemarrja ne votime. “Eshte absolutisht e padiskutueshme qe nevoja per ndryshim dhe shtimi i numrit te njerezve qe duan te behen pjese e ndryshimit, e ben me te lehte kete proces. Me nje administrate zgjedhore, te cilen do ta ndertojme ashtu sic e kemi parashikuar ne strategjine tone, te miratuar ne Asamble dhe me nje bashkerendim ne te gjitha nivelet e organizimit me qendren per te pasur nje trupe komisioneresh me integritet dhe te miretrajnuar, jemi absolutisht te bindur se nuk do te leme asnje vote per ndryshimin qe te bjere ne toke dhe pastaj te shkelet me kembe nga ata qe nuk duan ta lejojne ndryshimin”, u shpreh kreu i selise roze. Nje tjeter element per mbrojtjen e votes, Rama ka cilesuar dhe vetedijesimin e qytetareve. Sipas tij, njerezve duhet t’u shpjegohet mos lejimi i manipulimit te votes se tyre. “Njerezit duhet te vetedijesohen se kane ne dore jo vetem voten e tyre, por kane ne dore qe ta blindojne voten e tyre, duke mos lejuar qe emri i tyre te perdoret nga manipulatoret ne rast mungese, duke kerkuar nga ata qe kane perreth qe te vijne bashke me ta dhe te votojne, per te mos lejuar qe manipulatoret te fusin duart ne proces ne emer te atyre, qe mungojne”, u shpreh kreu i selise roze. Rama ka shtuar me tej se rritja e pjesemarrjes ne votime, ul shanset per manipulimin e zgjedhjeve. “Secili qe bashke me voten e vet, sjell edhe nje vote tjeter te dikujt ne familje, qe zakonisht nuk voton. Te dikujt ne shkallen e pallatit apo ne rrugicen ku banon, qe zakonisht nuk voton, praktikisht blindon voten e vet. Kjo gje duhet te behet e qarte per te gjithe. Sa me shume te rrisim pjesemarrjen, aq me pak ka hapesira per duar qe manipulojne votat”, shpreh kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›