Bregu: Emigrantet shqiptare, kapacitet integrues
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, mori pjese ne nje samit te mbajtur ne Londer i cili kishte ne qender te punimeve te tij ceshtjet e emigracionit. Ne fjalen e saj te mbajtur ne samitin "Te jetojme se bashku", Bregu theksoi se emigrantet shqiptare kane treguar kapacitetet e tyre ne nivele te larta administrative e akademike ne vendet ku ata kane emigruar. Nga ana tjeter, ministrja Bregu i njohu te pranishmit ne samit me strategjine e menaxhimit te migracionit te miratuar nga qeveria shqiptare (Brain Gain), me qellim kthimin ne Shqiperi dhe perfitimin nga kapacitetet me te mira shqiptare ne bote. Gjate vizites se saj, dyditore ne Londer, Majlinda Bregu, zhvilloi nje takim me ministrin e Evropes ne kabinetin e Kryeministrit Broun, Jim Murphy. Po keshtu, Bregut iu rezervua dhe nje pritje ne Ministrine e Jashtme Britanike, nga drejtori i Drejtorise se Ballkanit, Anthony Smith. Ne kete takim u bisedua per gjendjen ne rajon, kryesisht ne Kosove dhe per hapat qe po ndermerr qeveria shqiptare ne permbushjen e kerkesave te Brukselit, pas firmosjes se MSA-se.
Ambasadori hungarez ne Aleance, takim me kreret e shtetit shqiptar
Hungaria: Shqiperia meriton ftesen per ne NATO
Shqiperia e meriton ftesen per anetaresim ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Keshtu u shpreh dje ambasadori i Hungarise ne NATO, Zoltan Martinusz, gjate nje takimi me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Martinusz vleresoi rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare ne dy vitet e fundit, si dhe rolin e saj aktiv ne rajon si faktor paqeje e stabiliteti. "Shqiperia e meriton ftesen per anetaresim ne Samitin e Bukureshtit si per sa i takon performances individuale, edhe per qendrimet qe ka mbajtur per zgjidhjen me maturi te ceshtjeve te rendesishme ne kete rajon", theksoi ambasadori, i bindur se vendi yne do e marre ftesen per anetaresimin. "Nga ana e tij, Kuvendi po harton dy reformat kyce per integrimin euroatlantik te vendit, reformen ne drejtesi dhe ajo ne sistemin zgjedhor. Per keto ceshtje ka konsensus dhe bashkepunim te plote mes forcave politike", tha Topalli. Kryetarja vleresoi mbeshtetjen e Parlamentit te Hungarise, si nje nga parlamentet e para kombetare qe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise, si dhe mbeshtetjen e panderprere qe ky shtet po jep per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ambasadori i Hungarise ne NATO, Zoltan Martinusz, zhvilloi takime dhe me Presidentin e Republikes, Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Presidenti Topi theksoi rolin moderues dhe te rendesishem te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon ne sherbim te paqes dhe qendrueshmerise afatgjate duke shtuar se pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, shtetit te ri. Ndersa gjate takimit me Kryeministrin Berisha, Martinusz siguroi se Hungaria do te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit ne NATO.
R.Rapushi.