E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: NATO, nje hap larg

Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha, nga qyteti i Elbasanit, shprehu sigurine se ne javen e pare te muajit prill, Shqiperia do te merrte ftesen e anetaresimit ne NATO. Keshtu, kreu i ekzekutivit nenvizoi faktin se kjo pranvere ishte e vecante per shqiptaret, sepse do te perkonte dhe me marrjen e fteses se anetaresimit ne samitin e Bukureshtit, qe zhvillohet nga data 2-4 prill ne kryeqytetin rumun. "Ne hyjme ne kete pranvere me nje shprese te madhe se java e pare e prillit do te jete java ne te cilen ne, ne Bukuresht, do te mund te marrim ftesen per anetaresimin e plote te vendit ne NATO", tha Berisha ne fjalen e tij. Ne te njejten kohe, kreu i qeverise shqiptare nuk ka munguar te evidentoje dhe arritjet e shenuara ne kete pranvere, e cila per te eshte e begate. Sipas tij, ne kete stine shqiptaret hyjne me nje tjeter zhvillim te madh, ku pas hapjes se negociatave me Bashkimin Evropian dhe nenshkrimin e marreveshjes per regjimin e vizave, qytetaret shqiptare ne fund te ketij procesi, do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Berishes, nje ngjarje e shenuar per te gjithe shqiptaret eshte edhe shpallja e pavaresise se Kosoves, ngjarje e cila i jep nje tjeter dimension festes se veres per te gjithe shqiptaret.
"Ne hyjme ne kete pranvere si nje komb i lire, qe kemi realizuar aspiraten tone shekullore, lirine dhe pavaresine e Kosoves", deklaroi Berisha nga qyteti i Elbasanit per te gjithe shqiptaret qe festonin dje. Duke evidentuar ne kete rast dhe perpjekjet shekullore te shqiptareve per mevetesine dhe pavaresimin e te gjitha trojeve, te kurorezuara me 17 shkurt me pavaresine e Kosoves. Kjo per te eshte nje nga dy ditet me te shenuara te kombit shqiptar.
Njeheresh, Kryeministri vleresoi dje ne Elbasan edhe organizimin e panairit te pervitshem te veres. Ne kete kuader, Berisha theksoi se qeveria do te marre te gjitha masat per te mbrojtur prodhimin vendas. "Ne kete panair dhe ne cdo rast, theksojme zotimin tone solemn per te bere te gjitha perpjekjet per te lehtesuar veprimtarine e tyre, si faktor kryesor i prosperitetit, zhvillimit dhe mireqenies se mbare shqiptareve", u shpreh Berisha ne lidhje me prodhimet e biznesit vendas. Per kreun e ekzekutivit, progresi i madh ne reformen fiskale po thellohet me tej me thjeshtimin e sistemit fiskal dhe te tjera hapa qe do te lehtesojne ne menyre te ndjeshme barren burokratike dhe fiskale per biznesin. Pikerisht ne kete pike, Kryeministri nuk ka munguar te deklaroje dhe mbeshtetjen per biznesin vendas ne pjesemarrjen per ndertimin e infrastruktures nacionale dhe rajonale.
Nje takim te vecante, Berisha zhvilloi edhe me fermeret e pranishem ne panair. Kryeministri i siguroi ata per mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise, nxitje te rritjes se prodhimeve vendase dhe per ruajtjen e cilesise se produkteve shqiptare, si menyra me e mire per t'iu afruar standardeve evropiane. Me gjeresisht, Kryeministri Berisha u interesua per produktet e mjaltit dhe te vajit te ullirit, te cilat tregtoheshin edhe ne panairin e mbajtur ne Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›