E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Kontributi i opozitës, të jetë një ecje përpara

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se kontributi i opozitës, duhet të jetë një ecje përpara. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen maqedonase, ministrja Bregu i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për pjesëmarrjen e opozitës në parlament. “Ka një agjendë, e cila është pjesë e një plani veprimi prej 12 pikash që KE, i ka prezantuar në Shqipëri. Shpresoj që brenda kalendarit, të gjitha këto ligje të miratohen për të treguar sinjal maturie të opozitës dhe të forcave politike shqiptare”, theksoi Bregu.
 

Duke u ndalur në takimin e zhvilluar me Teuta Arifin, minsitrja Bregu deklaroi se procesi i integrimit evropian të Maqedonisë do të jetë proces me zhvillime pozitive në rrugën e anëtarësimit. “Ne kemi biseduar për qasjet dhe duke shprehur e përforcuar qëndrimet konstruktive të Shqipërisë dhe Maqedonsië për integrimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të BE me vendet e rajonit”, theksoi Bregu.
 

Nga ana tjetër, zonja Arifi u shpreh se koncepti evropian i Evropës së bashkuar është përgjigja për paragjykimet e ndryshme që mund të ketë ndaj njëri-tjetrit.
 

“Është rruga për një angazhim. Shqiptarët e Maqedonisë kanë marrë angazhim për të ndihmuar këtë proces të integrimeve. Vlerësuam t`i japim shtytje projekteve të përbashkëtae se pragamatizimi nëpërmjet projekteve konkrete mundëson realizimin e projekteve të përbashkëta”, nënvizoi Arifi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›