Nis takimi i kreut të PS-së, me aleatët e opozitës
Aleatët e opozitës, po zhvillojnë një tryezë të përbashkët diskutimi, pas vendimit të PS-së për të thyer bojkotin parlamentar.
Në një nga ambientet në qendër të kryeqytetit, kreu i opozitës po zhvillon një takim pune me krerët e PSV`91, Petro Koçin, kreun e PDK-së, Nard Ndokën dhe kreun e PDS-së, Paskal Milo. Në këtë takim, mësohet se do të diskutohet për aksionin e mëtejshëm të opozitës si edhe për reformën zgjedhore.
Në tryezën e diskutimit mungojnë aleatët opozitarë, Vangjel Dule, Skënder Gjinushi, Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela.