E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritja e Postribës, Topalli: Të rishikohet historia

65 vjet më pas, Kuvendi i Postribës zbret në Kuvendin e Shqipërisë. Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli është mbajtu seancë homazh në nderim të lëvizjes së parë antikomunsite në Europë, në të cilën u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga regjimi komunist, 64 burra, fëmijë e të afërm të familjeve të tyre; u burgosën e u internuan mbi 1200 persona, u dogjën dhe u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre.

Në përkujtim të këtyre ngjarjeve, Kryeparlamentarja Topalli tha se së paku në nderim të atyre që u sakrifikuan për lirinë, të shkruhet e vërteta, ashtu siç është duke theksuar këtu se është koha tashmë, që të rishkruhet historia e Shqipërisë dhe të përfshihen në të, ngjarje të tilla.
“Kam një ftesë për historianët, ku jeni? Pse nuk shkruani, pse nuk thoni të vërtetën? Ajo nuk dëmton askënd. Ju ftoj sinqerisht për hapjen e një kapitulli të ri”, u shpreh Topalli.

Seanca për ditën e “Kujtesës”, mblodhi familjarë, pasardhës të martirëve të kryengritjes, intelektualë, historianë, dhe drejtues të institucioneve të ndryshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›