Bregu: Kritikat e BE, shkak sjellja e opozitës
TIRANE- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu bën me faj opozitën për deklaratat jo të mira që ndërkombëtarët bënë në takimin e tretë të Këshillit të Stabilizim Asocimit të zhvilluar më 19 korrik, Bregu sqaroi për gazetarët se nota kritike e vënë nga Brukseli që i adresohet situatës post zgjedhore erdhën për shkak të zhurmës që shkaktoi opozita.
“Askujt nuk i pëlqen të bëhet ndërmjetës për të zgjidhur mosmarrëveshje, apo dyshime të cilat zoti Rama i ka vënë procesit zgjedhor.
Kjo është situata më e rëndë, që edhe ndërkombëtarëve u jep mundësi të shprehen me një gjuhë më të rëndë.”- deklaroi për gazetarët ministrja e integrimit, menjëherë pas prezantimit të projektit "SMEI II" të BE-së
Ministrja nënvizoi se qeveria ishte vlerësuar me nota pozitive sa i përket detyrimeve që ajo kishte përballë partnerëve europianë, ndërsa bëri me faj opozitën se po pengon reformat për procesin e integrimit.
“Detyrimet që qeveria dhe institucionet shqiptare kanë patur primare përballë partnerëve europianë janë zbatuar dhe kemi vlerësimin maksimal. Detyrimin e përbashkët për të ushtruar përgjegjësinë e përbashkët në axhendën kombëtare të integrimit të vendit, qeveria nuk e bën dot duke marrë rolin e opozitës.”
(s.g/balkanWeb)