E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria ndihme te madhe per universitetet

“Ne kemi bërë një hap të madh para për rritjen e numrit të studentëve në vend”.

Një fakt të tillë kryeministri e ka deklaruar gjatë ceremonisë së inaugurimit të fillimit të projektit Telematik të Universiteteve, nga Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve.

Një projekt prej 4 milionë dollarësh ky, i financuar nga qeveria italiane, të cilën kreu i qeverisë e ka përshëndetur në veçanti.

“Projekti përbën një transformim real për mundësitë studiuese për studentët dhe pedagogët tanë.

Ai është një hap para për Shqipërinë dixhitale”, vuri në dukje Berisha.

Duke shtuar se tashmë në 1800 pika postare në vend, ka internet falas.

“Buxheti i shtetit duhet që të parashikojë fonde, në mënyrë që në universitete të realizohet përshtatja e teksteve më të mira në botë.

Dhe viti i ri akademik, do të ketë fonde të tilla”, bëri me dije kreu i qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›