E Shtunë, 31 Tetor 2026

Resortet turistike në Kavajë, nis diskutimi i projekteve

TIRANE- Kryeministri Berisha mblodhi Bordin e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim ku miratoi ndjekjen e procedurave për realizimin e dy projekteve për zhvillimin e resorteve turistike në bregdetin e rrethit të Kavajës dhe konkretisht, në Gose dhe në Synej.

Projekti i parë parashikon ngritjen në një sipërfaqe prej 650 hektarë të një qyteze me qëllime multifunksionale. Projekti i dytë propozon ndërtimin e një porti jahtesh dhe krahas tij, të një qyteze turistike në këtë zonë, me një sipërfaqe prej 160 hektarë. Këto projekte shkojnë deri në 1 miliardë euro investim secili. Projekti i parë do zbatohet nga konsorciumi britanik Developments, dhe i dyti nga konsorciumi zviceran Finsec.

Këto dy projekte janë edhe projektet e para ku AIDA do të punojë në funksion të misionit të saj për të qenë pika qëndrore e kontaktit dhe shërbimeve ndaj investitorëve vendas dhe të huaj.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›