E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezonte seksualisht nipin gjykata e Korces le ne burg dajen e tij

Gjykata e Korçës vendos “arrest me burg” për dajën që akuzohet për shfrytëzimin e nipit të tij.

Organi i akuzës e rëndon Arben Hajdinllari, me akuzën e prostituimit të nipit të tij të mitur, vetëm 9 vjeç.

Ai e ka kundërshtuar këtë akuzë, duke deklaruar se me nipin shkonte në Tiranë vetëm për të lypur.

Në të njëjtën linjë, kanë qenë edhe familjarët e të arrestuarit, sipas të cilëve 45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij te madhe.

Por kundër tyre vijnë deklaratat e vetë të voglit, i cili ka pranuar se ai është shfrytëzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›