E Diel, 1 Nëntor 2026

LETRA/ Kokalari i shkruan Arvizusë: SHBA të mos përkrahë përpjekjet greke për të deformuar regjistrimin

Aktivisti i njohur shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, i ka shkruar letrën e mëposhtme ambasadorit amerikan në Tiranë dhe zyrtarëve të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Deklaratat e fundit nga Hellenic News of America, kërkojnë ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në Shqipëri. Kjo është një përpjekje e hapur e shovinistëve grekë për të shtrirë më tej ambiciet e tyre, duke u përpjekur të deformojnë rezultatet e regjistrimit.

Për shkak të hapave të gabuara të Ambasadës në Tiranë, ndjenjat e shqiptaro- amerikanëve në lidhje me makinacionet e shovinistëve grekë duhet të jenë të qarta për Departamentin e Shtetit. Nuk duhet të ketë dyshim se përpjekjet e ultranacionalistëve grekë për të prishur regjistrimin e ardhshëm janë përpjekja e fundit e tyre për të përmbushur objektivat që kanë. Jam shumë i bindur që populli shqiptar ndan këto ndjenja me ne, ndaj ju duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo përpjekje për të ndihmuar radikalët grekë do ketë impakt negativ në imazhin e SHBA në sytë e shqiptarëve.

Verbëria juaj me paramendim ndaj praktikave korruptive të regjimit të Berishës dhe taktikat e rënda të Berishës kanë sjellë si rezultat shtrembërimin e demokracisë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Mos e përkeqësoni situatën duke mbështetur këta shovinistë grekë në përpjekjet e tyre për të prishur regjistrimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›