Regjistrimi i popullsisë, Omonia në Korçë ankimim në Kushtetuese

Shoqata OMONIA në Korçë paralajmëron bojkot të procesit të rregjistrimit të popullsisë. Pas kërkesës për shtyrjen e afatit të procesit të censusit të bërë nga kjo shoqatë në bashkëpunim edhe me shoqatat e minoritetetve të tjëra janë parashikuar hapa më ekstreme ai i bojkotimit të rregjistrimit të popullsisë, gjë që do të cënonte edhe procesin.
Sipas Ligoraq Karamelo anëtar i kryesisë së Shoqatës OMONIA dhe kryetar i degës së saj në Korçë sot është çuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shpallur antikushtetues ligjin e parlamentit për regjistrimin e popullsisë. Në rast të mosshtyrjes së afatit të rregjistrimit me 6 muaj Karamelo ka deklaruaër bojkotimin nga minoritetet të procesit të rregjistrimit të popullsisë
Qëndrimi ekstrem i parashtruar interpretohet nga drejtuesit e shoqatës si pasojë e mungesës së klimës së përshtatshme për kryerjen e procesit të censusit në vendin tonë.