Presidenti Topi i hap rrugë Berishës, nuk shkon në Nju Jork
Në datën 13 shtator ka filluar në Nju Jork Sesioni i 66 Plenar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mbyllet në 30 shtator. Është bërë zakon qysh prej vitit 2005, kur Berisha mori postin e kryeministrit, që të zhvillohet një betejë e ashpër institucionale për të kryesuar delegacionin e Shqipërisë në mbledhjen e kësaj asambleje. Zyrtarisht, protokolli e kërkon që delegacionin ta kryesojë Presidenti i Republikës. Por Berisha synon që ta kryesojë vetë. Kështu, për shembull, vjet Berisha shkaktoi një incident diplomatik në mbledhjen plenare të sesionit, kur u ul në karrigen që ishte caktuar për Bamir Topin, kryetarin zyrtar të delegacionit shqiptar. Në atë rast, për të shmangur skandalin, Presidenti Topi u ul në rreshtin e dytë, pas Berishës.
Burime të mirinformuara të Respublica.al na njoftojnë se këtë vit, Presidenti Topi ka anuluar vajtjen në sesionin plenar të OKB-së, për të shmangur një incident të mundshëm diplomatik me kryeministrin e vendit të tij. Para pak ditësh, kishin përfunduar të gjitha prenotimet e biletave të avionit dhe të akomodimit në hotel për Presidentin Topi.
*respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/9/19/presidenti-topi-i-hap-rruge-kryeministrit-berisha