E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bllokon ndihmen pre Palestinen

Shtetet e Bashkuara vendosën tërheqjen e ndihmës prej 200 milion dollarësh për Palestinën . Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga presidenti i Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara për njohjen e shtetit të Palestinës, kërkesë kjo e kundërshtuar fort nga SHBA, e cila ka paralajmëruar se në rast se kërkesa shtrohet në Këshillin e Sigurimit, do të vendosë veton e saj.

Lideri palestinez Mahmoud Abbas dorëzoi javën e kaluar kërkesën e tij në Kombet e Bashkuara për njohjen e shtetit palestinez në kufijtë vitit 1967. Abas tha para Asamblesë së Përgjithshme se Palestinezët kishin hyrë në negociata me Izraelin me qëllime të sinqerta, por ato dështuan për shkak të kolonive izraelite.

Por kërkesa u kundërshtua fort nga SHBA dhe Izraeli, që thonë se një shtet palestinez mund të pranohet vetëm nëse arrihet me negociata me palën izraelite dhe jo përmes rezolutave në OKB. Ndersa Do te duhen jave ose dhe muaj për të mësuar se çdo të ndodhe me kërkesën palestineze për t’u njohur si shtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›