E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu PS te lexoje mire ligjet per pasurine

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar dje pas deklarates se Partise Socialiste per hetimin e pasurise me te cilen jane blere apartamentet ne prone te bashkeshortit te saj. Zedhenesja e Ministrise se Integrimit ka theksuar se me ne fund zyrtaret e PS-se e kuptuan se nuk ka pasur asnje pasuri te padeklaruar nga ana e familjareve te ministres. Pas sages se turpshme per deklarime e mosdeklarime apartamenti pas berjes publike te pasurise se ministres Majlinda Bregu sot prokurorja mjerane ne shtrengice pranoi se apartamenti te cilin vetem Partia Socialiste ska dashur ta shohe ne deklaraten e ministres Bregu eshte i deklaruar ne emer te bashkeshortit te saj tha zedhenesja e ministres se Integrimit Alida Beqiraj. Perfaqesuesja e ministres se Integrimit ka kerkuar nga deputetet e PS-se qe te lexojne me mire nenet qe flasin per deklarimin e pasurise se bashkeshorteve te zyrtareve te larte. Sipas ligjit per deklarimin e pasurise kur pasuria e pjesetareve te familjes eshte e ndare dhe e regjistruar si e tille ne organet e administrates shteterore ose gjyqesore deklarimi i pasurise paraqitet vec nga cdo anetar i familjes me pasuri te regjistruara ne emer te vet dhe i bashkelidhet deklarates se personit qe ka detyrimin per deklarim te pasurise. I themi prokurores mjerane ne shtrengice qe pasi ta lexoje Nenin 22 te ligjit mbi deklarimin e pasurise le te shkoje te fshihet andej nga ka dale pra ne PS tha dje zedhenesja e ministres se Integrimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›