E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Prokuroria te hetoje apartamentet e Bregut

Partia Socialiste ka kerkuar nga Prokuroria qe te hetoje pasurine e bashkeshortit te ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e PS-se Ermonela Felaj u shpreh dje hetimet duhet te perfshijne disa apartamente qe jane deklaruar ne Inspektoratin e Deklarimit te Pasurive si pasuri e bashkeshortit te Bregut por qe jane deklaruar nen vleren e tregut. Apartamentet e Majlinda Bregut prane Stadiumit Kombetar Qemal Stafa nuk figurojne fare ne deklarimin e pasurise se Ministres por vetem ne ate te bashkeshortit te saj. Kjo eshte nje shkelje flagrante e ligjit Per Deklarimin e Pasurive te Zyrtareve sipas te cilit deputetet detyrohen te deklarojne dhe pasurite e bashkeshortit/es qofshin keto brenda ose jashte Shqiperise tha Felaj. Ajo ka theksuar se eshte e nevojshme qe te hetohet lidhja e pasurise se Bregut me bosin e mafias italiane te arrestuar pak dite me pare ne qytetin e Vlores. Pasi u informuam dje se ne baze te ligjit antimafia Prokuroria per Krime te Renda vendosi te perfshinte ne hetimet per pasurite e familjes Prudentino edhe pasurite e ministres Bregu deshirojme te veme ne vemendjen e prokurorise dhe nje prone tjeter te Ministres se Integrimit te padeklaruar nga ajo tha deputetja e PS-se. Felaj ka shtuar se vec hetimit te familjes mafioze me aktivitet ne Shqiperi te hetoje edhe keto fakte shqetesuese. Shpresojme qe kjo veper te mos jete konsumuar per te fshehur nga organet e ligji burimet e pasurise se Ministres se Integrimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›