E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia destinacion i ekoturizmit - nje kendveshtrim i se ardhmes Auron Meneri

Turizmi sot eshte nje nga industrite me te fuqishme ne bote dhe si e tille ka nje impakt te madh ne zhvillimin ekonomik e social te mjaft vendeve sidomos atyre ne zhvillim ku shihet si nje nga burimet me te rendesishme te te ardhurave te mundesive te punesimit te diversifikimit te ekonomise te mbrojtjes se ambientit si dhe te promovimit te shkembimeve nderkulturale.
Ne Shqiperi sidomos gjate viteve te fundit jane bere investime te panumerta ne infrastrukturen rrugore sigurimin e burimeve ujore si dhe ne permiresimin e sistemit te ujesjelles-kanalizimeve. Te tjere faktore qe ndikojne ne permiresimin e kushteve per zhvillimin e turizmit jane rritja e standardit te jetes cilesia e ushqimeve qe ofron Shqiperia ulja e kostove te transportit nepermjet permiresimit te vazhdueshem te infrastruktures. Keto dhe shume masa te tjera indirekte kane krijuar tabanin e nevojshem dhe te qendrueshem qe industria e turizmit te zhvillohet me ritme te shpejta.
Shqiperia eshte nje nder vendet ne zhvillim me ekonomi dinamike dhe nje rritje pozitive - dukuri e rralle per rajonin dhe periudhen qe jetojme. Duke konsideruar faktet qe te ardhurat nga turizmi kane tejkaluar ne vlere eksportet shqiptare dhe numri i vizitoreve per here te pare ne histori kaloi numrin e popullsise duket se turizmi do te jete nje dege kryesore e ekonomise ne vitet qe do vijne. Por a ka rreziqe rritja dhe zhvillimi i kesaj industrie te re Sa jemi ne te pergatitur qe te zvogelojme impaktin mjedisor te turizmit ne menyre qe te sigurojme njekohesisht me zhvillimin e qendrueshem te kesaj industrie edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit.
Turizmi si cdo industri tjeter ushtron presion mbi mjedisin ne te cilin zhvillohet. Industria turistike jo vetem qe kontribuon me kerkesat e saja te medha ne harxhimin e shpejte te burimeve natyrore si uji energjia nafta ushqimet dhe lende te tjera te para deficitare duke shumefishuar numrin e popullsise ne destinacionet turistike por gjithashtu rrit presionin mbi ekosistemin detet liqenet e lagunat jeten e eger etj. Turizmi gjeneron ndotje duke filluar qe nga ndotja e ajrit qe intensifikohet me shtimin e vrullshem te transportit rritja e nivelit te zhurmave shtimi i sasise se mbetjeve te ngurta dhe ujerave urbane e duke perfunduar me ndotjen panoramike dhe estetike. Ndikimi i turizmit ne zonat turistike bregdetare alpine liqenore apo ligatinore dallohet qarte me shtimin e efekteve te aktiviteteve ndertuese. Ketu mund te permendim hotelerine infrastrukturen ujesjellesit kanalizimet qe shoqerohen me shpyllezime erozion gerryerjen e plazheve zhdukjen e habitateve etj. Ndertimi i objekteve me shume kate nje dukuri qe eshte shfaqur rendom edhe ne Shqiperi si edhe shfrytezimi i larte i siperfaqeve gradualisht con ne shkaterrimin e ekosistemeve. Por nuk mbaron me kaq. Mund te thuhet se jo vetem turizmi i pakontrolluar mund te shpjere ne degradim mjedisor por edhe degradimi mjedisor eshte nje kercenim per degradimin e turizmit.
Por a ka politika ose menyra qe domosdoshmeria e zhvillimit te turizmit te mos cenoje standardet mjedisore por perkundrazi te shnderrohet ne promotor te zhvillimit te mjedisit. Eksperiencat e mjaft vendeve ne zhvillim kane treguar se turizmi masiv se bashku me perfitimet e medha per zhvillimin ekonomik kerkon studimin e kujdesshem te impaktit te tij i cili ne disa raste ka pasur implikime te paparashikueshme ne ekonomi kulture dhe mjedis.
Deri para pak dekadash zhvillimi ekonomik ne bote duke perfshire edhe turizmin nuk i ka kushtuar vemendje dhe nuk ka marre ne konsiderate sa duhet pasojat mjedisore qe ne mjaft raste kane cuar ne rritjen e varferise dhe degradimin mjedisor. Prandaj nje sfide jo pak e rendesishme eshte hartimi i strategjive dhe politikave qe do te sigurojme nje rritje te turizmit cilesore dhe sasiore pa harruar qe burimet natyrore jane te kufizuara. Jo vetem duhen minimizuar efektet negative te turizmit ne mjedis por duhet qe perfitimet ekonomike te turizmit te kontribuojne ne mbrojtjen e mjedisit dhe ne perdorimin e qendrueshem e te planifikuar te burimeve natyrore.
Mund te thuhet se ka ikur koha kur turizmi mund te shikohet i shkeputur nga mjedisi. Mjedisi dhe turizmi jane te ndervarur ne menyre te pazgjidhshme dhe tashme eshte i detyrueshem aplikimi i strategjive qe do te nxisin zhvillimin e ekoturizmit si dhe turizmit te qendrueshem. Me fjale te tjera do te thote qe ne duhet te ndertojme nje raport kerkese-oferte qe shfrytezon produkte te dala nga teknika te pastra prodhimi te cilat ofrohen ne nje menyre qe minimizon demtimin e mjedisit.
Nga ana tjeter turizmi mund te luaje nje rol te rendesishem ne ndergjegjesimin e turisteve dhe shoqerise per mbrojtjen e mjedisit dhe pasojave te mundshme te veprimeve te tyre mbi ambientin. Turizmi me ane te evidentimit te vendeve ekzotike dhe me nje natyre te paprekur rrit presionin per ruajtjen dhe permiresimin e ketyre ambienteve ne gjendje natyrale nepermjet krijimit te parqeve natyrale dhe zonave te mbrojtura. Gjithashtu me krijimin e vendeve te reja te punes turizmi ul presionin qe ushtron popullata mbi mjedisin duke reduktuar gjuetine shkaterrimin e pyjeve dhe kullotave duke i zevendesuar keto si mjete baze te sigurimit te jeteses.
Koncepti i zhvillimit te turizmit te qendrueshem i perpunuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara i referohet aktiviteteve turistike qe cojne ne menaxhimin e te gjitha burimeve ne nje menyre te tille qe nevojat ekonomike sociale dhe estetike mund te plotesohen duke ruajtur integritetin kultural proceset kryesore ekologjike diversitetin biologjik si edhe sistemet mbeshtetese te jetes se eger.
Nevoja per te promovuar dhe zhvilluar nje turizem te qendrueshem duke u perpjekur te minimizohen ndikimet mjedisore si edhe duke siguruar nje menaxhim te qendrueshem te burimeve natyrore eshte nje teze qe po fiton gjithnje e me shume terren ne bote. Edhe per rastin e Shqiperise kjo eshte nje sfide mbareshoqerore e cila duhet adresuar jo vetem nga pushtetit qendror dhe ai lokal por edhe komuniteti ne pergjithesi. Promovimi i strategjive qe mbeshtesin decentralizimin dhe turizmin e qendrueshem duhen shoqeruar njeherazi me zbatimin e mekanizmave ekonomike dhe rregullues qe tentojne te mbeshtesin zhvillimin e iniciatives private per turizmin.
Gjithashtu strategjia kombetare e turizmit duhet te pershkoje pothuaj te gjitha strategjite e tjera te zhvillimit. P.sh strategjite e menaxhimit te burimeve ujore sidomos per zonat qe jane atraksione turistike duhet ti vleresojne me kujdes burimet ujore duke konsideruar nevojat e te gjithe perdoruesve te ujit dhe te integrohen me strategjite rajonale te zhvillimit te turizmit.
Promovimi i turizmit ekologjik mund te behet vetem nepermjet perdorimit te mekanizmave rregullatore si planifikimi i perdorimit te integruar te tokes menaxhimi i integruar i bregdetit. Ne kete fryme jane shpallur edhe masa per mbrojtjen e bregdetit nepermjet vendosjes se ndalimit te ndertimeve me afer se 100 m nga vija bregdetare lartesia e kateve etj.
Ndersa turizmi i mases duhet te monitorohet me kujdes dhe ne rast se ai prek zona me ekuiliber delikat ekologjik edhe duhet ndaluar. Ne zonat e mbrojtura parqet kombetare dhe peisazhet e trashegimise boterore turizmi duhet kontrolluar qe te mos rrise peshen e tij duke tejkaluar mundesine kufizuar te ketyre habitateve per te pritur turiste.
Jo vetem qe ne duhet te perpiqemi te minimizojme efektet negative te turizmit ne mjedis por gjithashtu duhet te bejme te mundur qe perfitimet ekonomike nga turizmi te mund te kontribuojne ne mbrojtjen e mjedisit dhe perdorimin e kujdesshem te burimeve natyrore.
Ekoturizmi ne vetvete ngerthen aktivitete qe perfshijne format e turizmit te natyres qe vleresojne natyren dhe trashegimine kulturore. Por ekoturizmi nuk le pas dore edhe zvogelimin e impaktit njerezor ne natyre si edhe mbeshtetjen per mbrojtjen e pasurise natyrore dhe kulturale. Pra nese zbatohen politika te drejta turizmi jo vetem qe nuk demton mjedisin por krahas zhvillimit social-ekonomik sherben edhe si nje mjet per ruajtjen e trashegimise natyrore dhe kulturore.
Kanalizimi i nje pjese te te ardhurave nga turizmi per mbrojtjen e mjedisit si edhe nxitja e thithjes se investimeve private per krijimin e parqeve dhe rezervateve natyrore jane disa nga rruget qe duhet ndjekur per ruajtjen e mjedisit. Keto ide tashme jane pasqyruar ne strategjite dhe politikat mjedisore dhe po materializohen qarte ne tendencen per rritjen e shpejte te siperfaqes se zonave te mbrojtura. Ajo qe mbetet per tu bere eshte terheqja e interesit privat ne menaxhimin dhe ruajten e ketyre pasurive mjedisore.
Zevendesminister i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›