E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi zyrtar i PS: Prokuroria të mos bjerë pre e pushtetit

“Kërkesa për heqjen e imunitetit nga Prokuroria, manovër për të mbajtur ekuilibrat, kalkulim ekstraligjor për të dalë mbi palët por në fakt për tu bërë palë, përsa kohë një kërkesë e tillë nuk i drejtohet Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës”. Kështu ka deklaruar në emër të lidershipit të PS, deputeti i kësaj partie, Sajmir Tahiri. Ai u shpreh se opozita e bashkuar nuk vë gishtin mbi askënd përveçse Kryeministrit të vendit dhe ish-Ministrit të Brendshëm, si urdhërues të të shtënave që u lëshuan mbi popull dhe që vranë 4 prej tyre.
Tahiri nuk ka lënë pa shigjetuar dhe Gjykatën e Tiranës, duke u shprehur se me vendimin e saj tregoi se është kthyer në vegël të pushtetit.
Më tej në emër të Kryetarit Rama ai theksoi se PS shpreh gadishmërinë për heqjen e imunitetit jo vetëm të tre deputetëve të kërkuar, por të cdo deputeti tjetër, duke theksuar se tre kolegët nuk kanë bërë as më shumë as më pak se sa pjesa tjetër e deputetëve socialistë. Së fundi ai ka theksuar dhe njëherë se PS kërkon drejtësi për ngjarjet e 21 janarit, drejtësi kjo që sipas tij nuk mund të vijë pa përballjen me drejtësinë të Berishës dhe Bashës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›