E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha takon investitore gjermane

Investitorët gjermanë kanë shprehur interes të veçantë për të investuar në Tiranë dhe për t’u bërë pjesë e projekteve të zhvillimit të Tiranës. Kjo iu konfirmua zotit Basha nga Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare Hans Juergen Mueller dhe Anette Kasten, drejtore e Filialit të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, në një takim të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Basha mirëpriti propozimin që në muajin qershor në Tiranë të zhvillohet konferenca ekonomike Shqipëri-Gjermani. Në këtë konferencë e cila në qendër do të këtë mundësit që ofron Shqipëria në përgjithësi dhe Tirana në veçanti për investime, do të marrin pjesë kompani ndër më prestigjozet që operojnë në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›