E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Presim opoziten per imunitetin

Komisioni i Integrimit diskuton 12 pikeshin

Komisioni i Integrimit ka diskutuar dje ne nje mbledhje maratone ne lidhje me Planin e Veprimit. E pranishme ne kete mbledhje ishte ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Ballafaqimi mes opozites dhe pozites ka nisur me nje debat ne lidhje me orarin e mbledhjes me deputetet socialiste dhe demokrate. Fokusi i diskutimeve eshte perqendruar nga prioriteti i 5-te deri ne 12. Problem per socialistin Balla jane ceshtjet e emerimeve me kontrate te perkohshme. Prioriteti 6 me planin e veprimit eshte shkelur sipas Balles. Ndersa Bregu u shpreh se per punesimet me kontrate te perkohshme apo dhe gjyqet e fituara ka nje udhezim te ministrit te Financave qe kerkon shlyerjen e te gjitha detyrimeve. Sa i perket reformes ne drejtesi Bregu tha se se shpejti do te organizohet tryeza ku do jete e ftuar dhe opozita per ndryshimin e ligjeve organike te drejtesise. Por Balla ka nderhyre duke theksuar se opozita nuk eshte specialiste e qeverise per hartimin e drafteve nuk mund te mbuloje paaftesine e qeverise. Une kam folur me ministrin e Drejtesise Halimi dhe kjo gje eshte vendosur qe opozita te jete e pranishme ne keto tryeza ne menyre qe te mos na flisni se u bene ligjet shatra-parta apo rroma-pertoma - tha Bregu. Nje tjeter ceshtje ka qene heqja e imunitetit per korrupsionin. Pavaresisht mendimeve te ndryshme te juristeve kombetare dhe nderkombetare per dy modele ndryshimesh ne jemi te gatshem per te kufizuar imunitetin me secilin prej tyre. Nese jeni te gatshem mund te bejme 2/3 dhe te votojme ndryshimin kushtetues ose te bejme 3/5 dhe te votojme ndryshimin e ligjit per kufizimin e imunitetit. Ne cilindo rekomandim te Keshillit te Europes te Komisionit te Venecias dhe te misionit Paca kjo mazhorance i qendron deklarimit se imuniteti i zyrtareve te larte duhet te reduktohet ne formen qe opozita e ka me per zemer per ta zgjedhur - sqaroi ministrja. Ndersa kryekomisioneri Ditmir Bushati u shpreh se qendrimi i opozites eshte bere publik ne takimet e zhvilluara nga misioni Paca dhe ne i qendrojme serish asaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›