Rusmali Imuniteti Bashkimi Europian u keqkuptua...
Kryetari i Komisionit te Ligjeve demokrati Ilir Rusmali del kunder sugjerimit te Komisionit Europian per sa i takon ceshtjes se heqjes apo kufizimit te imunitetit te zyrtareve. Ne nje leter drejtuar kryetarit te Komisionit parlamentar te Integrimit socialistit Ditmir Bushati demokrati Rusmali jep mendimin e tij ne lidhje me kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve si nje nga kushtet kryesore te Bashkimit Europian. Vendimi i Kuvendit eshte akt juridik ne fuqi dhe i zbatueshem. Ai perben pergjigjen e vetme qe i eshte dhene kerkesave te perseritura per kufizimin e imunitetit ne kushtet e mungeses se gjate te vullnetit politik te paleve per konsensus ne kete ceshtje. Mekanizmi i ri ligjor i miratuar nga Kuvendi i Shqiperise ndryshe sa parashtrohet ne mendimet e administrates se Komisionit Europian nuk e kthen imunitetin e deputeteve ne nje vullnet te individit. Ai vepron ne nje kontekst ligjor dhe politik specifik i cili mesa duket as nuk eshte analizuar dhe as nuk eshte kuptuar drejt nga ekspertet e KE-se - shkruan Rusmali ne letren e tij. Kjo lidhet me vendimin e marre nga mazhoranca nje vit me pare per heqjen vullnetare te imunitetit ne rastet kur ka ndonje ceshtje dhe kerkese nga Prokuroria per tu hetuar. Ne ate kohe nje vendim i tille u cilesua si nul juridik. Por Rusmali ne letren e tij i mbeshtet ne disa fakte arsyet e marrjes se nje vendimi te tille. Pozicione antagoniste te paleve per zgjidhjen e ceshtjes se imunitetit bllokim shumevjecar i zgjidhjes se saj nepermjet vetos opozitare ndaj cdo lloj nisme qe kerkon te rregulloje kete institut vullnet i palekundur i mazhorances parlamentare i perkthyer ne nisma konkrete per kufizimin e imunitetit te deputeteve ne ceshtjet e korrupsionit mbajtja ne fuqi e mekanizmit tradicional per imunitetin pavaresisht se ka nje mekanizem alternativ te miratuar tashme deklarimi i hapur publik per te pranuar heqjen e imunitetit per cilindo dhe ne cdo kohe sa here kerkohet nga Prokurori i Pergjithshem per deputetet tek te cilet vendimi ne fjale nuk ka zbatim - shkruan kryekomisioneri i Ligjeve. Por me tej ai shton se vendimi i Kuvendit nuk i nenshtrohet vullnetit te deputetit dhe as nuk varet prej tij. Ai eshte nje vendim i marre nga mazhoranca ne Kuvend. Nese vendimi mbeshtetet edhe nga deputetet e opozites ai ploteson te gjitha rekomandimet e Komisionit te Venecias sipas te cilin kjo forme realizohet nepermjet nje konsensusi te gjere politik. Ky vendim zbatohet me vullnetin e Kuvendit me vote me vote mazhoritare njeqind per qind per deputete qe aderojne ne te. Per pjesen tjeter qe nuk aderon ne te Kuvendi zbaton procedurat e mekanizmit tradicional te parashikuar ne rregullore - thuhet ne letren e Rusmalit qe mban daten 27 shkurt.