E Diel, 1 Nëntor 2026

Keti Bazhdari Shkodra kerkon vemendje te vecante nga PS-ja

Interviste Ish-kryetarja Angazhimi rrit perfaqesimin e ish-te perndjekurve

Keti Bazhdari kreu i PS-se se Shkodres qe sapo eshte larguar nga ky post deklaron ne nje interviste per Shqip se selia roze do te duhet te kete nje vemendje me te madhe ndaj qytetit te madh verior. Zonjusha Bazhdari thekson se largimi i saj ka te beje me nje angazhim me te gjere politik ne komisionin e ish-te perndjekurve ne PS...

Znj. Bazhdari ju dhate doreheqjen nga posti i kryetarit te PS-se se qytetit te Shkodres per tju perkushtuar detyres si kryetare e grupit te punes per ceshtjet e ish-te perndjekurve. Ky vendim i juaji sa e cenon investimin tuaj tashme disavjecar ne rimekembjen e PS-se se qytetit verior

Nese investimi im do te cenohet apo jo kjo do te varet nga drejtimi i mevonshem por une kam besim qe situata do te kete nje vazhdim te mbare dhe gjithcka qe ne kemi ndertuar gjate periudhes se fundit do te mbartet me sukses dhe do te kete ngritje ne nivel perfaqesimi dhe organizimi. Vendimi im besoj se shton vlere ne elektoratin e Partise Socialiste duke rritur nivelin e perfaqesimit dhe ne ate shtrese e cila tradicionalisht ka qene skeptike ndaj kesaj force por gjithashtu duke bere me shume deshire dhe avokatesine e ish-te perndjekurve ne kete force politike qe do drejtoje shtetin ne mandatin e ardhshem.

Cili do te jete raporti juaj ne te ardhmen me Shkodren

Aktiviteti im politik filloi u forcua dhe ka perspektiven te lidhur fort me qytetin e Shkodres. shte qyteti im i lindjes qyteti i familjes sime prej disa brezash. Ideja ime per tu marre me politike ka lindur duke pasur parasysh Shkodren deshiren per zhvillimin e saj si nje qytet europian. Ky qellim me mban optimiste ne politiken e Partise Socialiste dhe mendoj te jem perfaqesuese e denje e vizionit te kesaj force politike per kete qytet. Edhe detyra qe me eshte ngarkuar ne grupin e punes per ceshtjet e ish-te perndjekurve e larteson akoma me shume  qellimin tim ndaj Shkodres e cila ka nje ndjeshmeri te larte ndaj persekucionit 50-vjecar enverist.

PS e Shkodres ka shfaqur probleme ne harkun e 20 viteve te tranzicionit duke sjelle gjithmone debate dhe dyshime per rrjedhje votash. Ne baze te njohjes suaj me kete qytet a eshte nje mision i pamundur fitorja ne Shkoder

Jo nuk eshte mision i pamundur. Shkodra kerkon vemendje te vecante nga Partia Socialiste e shprehur kjo si ne nivel perfaqesimi ashtu dhe ne taktika elektorale. Nuk duhet te harrojme se investimi i Partise Demokratike dhe strukturave te pushtetit te saj i ngulur prej 21 vjetesh ne kete qytet ka tentuar edhe deformimin e vete strukturave lokale te Partise Socialiste. Qendra e rendeses se ketij deformimi eshte ne demagogjine e re qe ka ngritur PD-ja ne keto 21 vjet ne Shkoder antikomunizmin. Duke ndjekur kete strategji PD-ja ka arritur ti beje presion institucional dhe ideologjik qofte elektoratit te majte qofte strukturave lokale te Partise Socialiste ne vite.

Pas zgjedhjeve lokale pati nje ndarje te paster mes strukturave duke ravijezuar grupe rivale brenda PS-se ne Shkoder. Sipas jush cfare ka ecur keq dhe cilat jane arsyet

Ka pasur nje kompaktesim te Asamblese Socialiste te qytetit Shkoder duke rritur dhe nivelin e perfaqesimit. Kuptohet qe kur ka humbje do te kete dhe analize e cila nxjerr ne pah te meta qe nxisin debat. Une nuk do ta quaja ndarje dhe rivalitet por rrahje mendimesh qe padyshim sjellin zhvillim.

Ju jeni pjese e komunitetit katolik pjesetare e nje familjeje te njohur. Njihet prej vitesh problemi i PS-se per te marre vota ne kete pjese te qytetit. Sipas jush pse ka ndodhur kjo largesi politike e ketij komuniteti ndaj PS-se dhe a ka pasur afrim intelektualesh dhe figurash drejt PS-se

Te them te drejten une nuk jam fare dakord qe nje qytet te ndahet ne komunitete ne baze te besimit tradicional fetar. Menyra e te besuarit eshte teper personale dhe ska fare te beje me qasjen e individit ne nje komunitet e per me teper te perdoret politikisht ne nje shtet laik. Kjo sdo te thote qe une nuk dua ti pergjigjem pyetjes tuaj por perkundrazi dua te akuzoj PD-ne per abuzim me te ashtuquajturat komunitete fetare ne Shkoder per interesa pushteti si dhe PS-ne ne ato raste kur ka rene pre e ketij rrengu. Ne duhet te kuptojme nje here e pergjithmone se politika duhet shtrire deri aty sa nuk deformon kulturen dhe zhvillimin. Kjo duhet te reflektohet dhe me me force nga perfaqesuesit e kulteve fetare te cilet ne momente te caktuara shprehin dhe preferenca politike ne interes te pushtetit te tyre dhe te Partise Demokratike. Vitet e fundit ne Partine Socialiste jane afruar shume intelektuale dhe shume te tjere shprehin mbeshtetje dhe kjo krijon nje imazh ne rritje te Partise Socialiste ne Shkoder e cila afron dhe alternativen me te mire per cdo njeri me vlera duke qene e vetmja parti qe krijon hapesira te lira te shprehjes se mendimit ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›