E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS Kultura jo nje argetim per kohen e lire

Opozita Selia roze mban tryezen programore per zhvillimin kulturor te vendit

Partia Socialiste parashikon nje ndryshim edhe ne emertese per Ministrine aktuale te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Ne tryezen e organizuar dje per kulturen perfaqesuesit socialiste se bashku me njerez te fushes kane vene theksin te goditja qe sistemi aktual i ka dhene kultures. Vete sekretari per Programin Ilir Beqja ka folur per konvertimin e vlerave te verteta ne funksione te shijeve te konsumit i cili eshte kthyer ne menyre jetese. Nga ana e vet kompozitori Vasil Tole ka qene me i drejtperdrejte kur ka kritikuar politikat e qeverise se tanishme per kulturen e posacerisht per muziken. Rreth 65 e projekteve qe kerkojne mbeshtetje financiare tek ky fond nuk shqyrtohen pasi nuk ka para te mjaftueshme per te mbeshtetur shumicen e projekteve te paraqitura...Prej se paku 10 vjetesh nuk ekziston asnje fond buxhetor dedikuar posacerisht muzikes kombetare.

Per trashegimine kulturore fondi i vene ne dispozicion per rreth 3000 monumente kulturore te paluajtshme dhe te regjistruara 36 mije objekte te luajtshme si dhe per trashegimine tone te pasur shpirterore eshte i pamjaftueshem - tha ai. Ne kete kuader mund te shihet nje qasje qe e rivendos ne rrafsh nacionalist ceshtjen e kultures ndonese Beqja ka qene i qarte kur ka saktesuar se qendrimi yne politik per artin e kulturen eshte i qarte. Politika do te shkeputet perfundimisht nga arti dhe institucionet e artit. Nderkohe vete kreu socialist Edi Rama nje politikan qe edhe formimin profesional por edhe angazhimet e para ne pune i ka ne fushen e artit ka theksuar nevojen e nje ndryshim radikal. Se cili eshte vizioni i tij per kete aspekt kjo mund te kuptohet ne analizen qe ai ka bere mbi situaten dhe raportet mes politikave te qeverise dhe realitetit. Duke qene se jemi nje vend perballe deres se Europes Shqiperia nuk mund te jete me nje vend ku qeveria e shikon kulturen si aheng apo thjesht argetim ne kohen e lire. Per kete lypset nje administrim teresisht tjeter i kultures dhe nje konceptim tjeter i menyres se si funksionon i gjithe mekanizmi shteteror qe financohet nga taksat e shqiptareve per kulturen - deklaroi Rama. Ajo cfare mund te merret me mend ne kete trajtim te problemit te artit eshte fakti se sikunder demokratet ne pushtet edhe socialistet shohin drejt kultures me sensin e nje politike kryesisht financimi. E reja ne kete kuader eshte ndoshta parimi i perzgjedhjes dhe mbeshtetja e modeleve te suksesit te cilat gjithsesi i perkasin botes se spektaklit dhe jo artit apo kultures ne vetvete. Grupi qe do te punoje per detajimin e kesaj pjese te programit te ndertoje nje proces me sa me shume pjesemarrje dhe te bazohet sa me shume ne eksperiencat e deritanishme qofte per te reflektuar ose per te perfituar nga historite e suksesit te njerezve te kultures dhe artit - ka vijuar Edi Rama ne fjalen e tij ne tryezen e djeshme. Nje element qe i ka munguar dje diskutimit politik eshte koordinimi i politikave per kulturen edhe me Kosoven qe do te hidhte nje veshtrim perfshires dhe ne perputhje me drejtimet e tjera te veprimit te opozites socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›