Bregu: Pyetësori i KE-së, gati më 31 mars

Ngërci politik dhe sjellja e PS-së gjatë muajve të fundit do të ketë ndikim negativ në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat. Kështu ministrja e integrimit Majlinda Bregu përsërit atë që në fakt e kanë thënë edhe shumë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian se sjellja e klasës politike edhe njëherë penalizon shqiptarët dhe aspiratat e tyre për integrim. Ndërsa konfirmon se pyetësori do të përfundojë pikërisht në datën e parashikuar në 31 mars, ministrja Bregu thekson se situata politike nuk favorizon ambicjen e Shqipërisë për hapa më të shpejtë drejt BE-së.
Por ndërkaq situata për liberalizimin e vizave është më e qartë, pasi kriteret teknike që parashikon udhërrëfyesi i liberalizimit të vizave janë plotësuar dhe Shqipëria pret një përgjigje pozitive brenda këtij viti.
Pika më delikate e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, në fund të fundit mbetet maturia e klasës politike, për të cilën partitë përtej BE-së do të marrin edhe një vlerësim nga qytetarët shqiptarë ditën e zgjedhjeve.
Pas 31 marsit mësohet se do të ketë një ceremoni zyrtare mes kryeministrit Berisha dhe komisionerit për zgjerimin Stefan Fule, ku do të dorëzohen përgjigjet që Shqipëria i ka dhënë pyetjeve të Komisionit Europian.