E Diel, 1 Nëntor 2026

Me qera, toka që nuk punohet, miratohet në komision ligji për shfytëzimin

Të gjithë qytetarët që posedojnë toka bujqësore sipas ligjit 7501 ose edhe vreshta e ullishte kanë kohë deri në 31 janarin e vitit të ardhshëm për t'i përdorur dhe kultivuar, në të kundërt shteti do t'i japë me qera. Ky është thelbi i ligjit për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara i cili është miratuar në parim nga komisioni i veprimtarisë prodhuese. Kreu i këtij komisioni Jemin Gjana arsyetoi se për shkak të lëvizjeve të popullsisë brenda vendit por edhe jashtë kufijve shumë toka kanë mbetur të papunuara dhe dhënia me qera është një zgjidhje optimale.
Sipas projektligjit për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, 80% e qerasë së tokës do t'i jepet pronarit ndërkohë që 20% të vlerës do ta marrë njësia vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›