E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë e djathta evropiane: PS, jepi fund bojkotit dhe njih gjykatat!

Pas deputetëve socialistë kanë reaguar deputetët demokratë të Parlamentit Europian. Nëpërmjet një deklarate për shtyp kreu i grupit parlamentar të partive popullore europiane Joseph Daul pas vendimti të PS-së për të mos u bërë pjesë e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit ka kërkuar që socialistët t'i japin fund bojkotit ndaj punimeve të parlamentit.
Shqipëria është një vend të cilin e presin hapa të mëdha për ta sjellë më afër BE-së dhe bojkoti apo edhe akuzat e vazhdueshme po dëmtojnë imazhin e vendit në BE, aq më tepër kur po diskutohen çështje të rëndësishme si liberalizimi i vizave. Parlamenti është vendi për të dialoguar dhe zgjidhur diferencat" ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të partive të djathta në Parlamentin Europian.
Duke dalë në mbrojtje të pozicionit të maxhorancës, Daul ka theksuar se është fondamentale funksionimi i shteti ligjor, respektimi i vendimeve të gjykatave transparenca dhe parimi i ndarjes së pushteteve.
Edhe të djathtet europiane kanë përsëritur se zgjidhja mund të jetë që PS-ja ti drejtohet gjykatës , por protestat dhe kërcënimet për rikthim të bojkotit dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Në një pikë bashkohen të majtet dhe të djathtët e Parlamentit Europian që forcat politike duhet të bashkëpunojnë në parlament dhe në institucione për të realizuar reformën elektorale dhe për të siguruar një ecuri normale të procesit të integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›