MF fushatë për informimin mbi amnistinë fiskale

Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, bëri të ditur se do të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që emigrantët t’i rikthejnë paratë në Shqipëri.
"Padyshim që na intereson shumë thithja e sa më shumë kapitaleve nga jashtë, në rastin konkret edhe të emigrantëve. Për të arritur objektivin kemi menduar të ndërmarrim një fushatë të gjerë informuese në mënyrë që emigrantët ta kenë të qartë procedurën që duhet të ndjekin", ka thënë Rrusha për mediat.
Ai theksoi se komisioni që duhet paguar në bankë është 3 për qind, tarifë që lehtësisht nxit emigrantin të legalizojë të ardhurat e siguruara nga puna si emigrant. "Mjafton të plotësojë një formular te sporteli i bankës dhe veprimi mbyllet shpejt, pa komplikime", tha Rushaj. Të dhënat e fundit tregojnë se remitancat kanë arritur nivelin më të ulët të shtatë viteve të fundit. Emigrantët sollën 153.1 milionë euro gjatë periudhës janar-mars, nga 170 milionë që patën sjellë gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2010 dhe 183 milionë të sjella në 2009. /Start/
2011-07-23 09:32