100 vjet Pavarësi, Hilari Klinton vjen në Shqipëri
Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton do te vizitoje javen tjeter Shqiperine. Mesohet se vendi yne do te jete pjese e turit qe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Clinton do te zhvilloje ne Ballkan. Pak muaj me pare ne Uashington, kryeministri Berisha i beri ftese Sekretares Amerikane te vizitoje Shqiperine me rastin e kremtimeve te 100 vjetorit te Pavaresise. Pas takimit te atehershem, zyra e Kryeministrit konfirmoi se fteses se riperseritur gjate bisedes, Hilari Clinton i eshte pergjigjur pozitivisht dhe i ka premtuar Kryeministrit Berisha se do te jete ne Shqiperi. Nderkohe ne nje komunikate te Departamentit Amerikan te Shtetit, thuhet se sekretarja Clinton do te udhetoje ne Ballkan per te deshmuar edhe nje here interesimin, perkushtimin dhe perkrahjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kete rajon dhe te ardhmen e tij, ne integrimet evropiane dhe euro-atlantike. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton, do te udhetoje nga data 29 tetor deri me 2 nentor per ne Algjeri, Bosnje dhe Hercegovine, Serbi, Kosove, Shqiperi dhe Kroaci. Ne Bosnje, Serbi dhe ne Kosove, ajo do te shoqerohet nga shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Evropian Catherine Ashton. Ne Tirane, sekretarja Clinton do te theksoje solidaritetin me Shqiperine, aleate e NATO-s dhe do te marre pjese ne kremtimet e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise me nje fjalim ne Parlament. Ajo po ashtu do te vere theksin tek nevoja e bashkepunimit me te fuqishem politik dhe vendosjen e sundimit te ligjit, thuhet mes te tjerash ne komunikaten e Departamentit Amerikan te Shtetit. Ne Prishtine dhe Beograd, teme e diskutimeve do te jene ceshtje te bashkepunimit dypalesh si dhe qendrimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian, se Serbia dhe Kosova duhet te respektojne marreveshjet e arritura dhe te avancojne ne dialogun e tyre. Ajo gjithashtu, do t’i inkurajojne palet ne hedhjen e hapave konkret, qe do tu mundesojne te dyja vendeve te perparojne ne rruget e tyre drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.
Berisha: Clinton ne Tirane, vlere ne 100-vjetorin e Pavaresise
Pas publikimit te lajmit se Sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton do te vizitoje Shqiperine javen qe vjen, ka ardhur edhe pershendetje e Kryeministri Berisha. Nepermjet nje njoftimi per mediat kryeministri Berisha ka pershendetur viziten e Sekretares se Shtetit Hillari Clinton ne Shqiperi. Ne njoftimin per mediat, kryeministri shqiptar ka percjelle vleresimet e tij, lidhur me kete vizite. “Lajmi i vizites se Sekretares se Shtetit Hillari Clinton, mikes se shquar te Shqiperise dhe kombit shqiptar, me ftese te Kryeministrit Berisha, ka gezuar shume te gjithe shqiptaret si dhe perben ngjarjen me te rendesishme ne kremtimet e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise”, thuhet ne kete njoftim. Kryeministri Berisha duke i uruar nje mireseardhje te perzemert Sekretares se Shtetit Hillari Clinton ne Shqiperi thekson se kjo vizite eshte deshmi e marredhenieve te shkelqyera qe ekzistojne midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave te ngrohta e miqesore dhe respektit qe Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara ushqejne per shqiptaret si dhe mbeshtetjes se cmuar qe i kane dhene dhe i japin ne menyre te vazhdueshme Shqiperise dhe kombit shqiptar ne perpjekjet per ndertimin e demokracie se bazuar ne vlerat e tregut. Gjithashtu, Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, eshte nje nder i madh, por dhe nje rast i vecante per qytetaret dhe autoritetet e vendit tone, per te shprehur edhe njehere mirenjohjen me te thelle ndaj mbeshtetjes se jashtezakonshme dhe rolit kryesor qe SHBA kane luajtur keto 100 vite ne perpjekjet e shqiptareve per liri, dinjitet kombetar dhe per integrim ne institucionet euro-atlantike dhe evropiane.
Mikpritja
Per kryeministrin lajmi i vizites se Sekretares se Shtetit Hillari Clinton, mikes se shquar te Shqiperise dhe kombit shqiptar, me ftese te Kryeministrit Berisha, ka gezuar shume te gjithe shqiptaret si dhe perben ngjarjen me te rendesishme ne kremtimet e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Ftesa
Gjate vizites se fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryeministri Berisha ka ftuar Sekretaren e Shtetit Hillari Clinton qe te vizitonte Shqiperine me rastin e festes se 100 vjetorit te pavaresise. Ftese, e cila u prit me dashamiresi nga numri dy i SHBA.
Marredheniet
Shqiperia eshte konsideruar gjithmone si nje vend mik per Shtete e Bashkuara te Amerikes. Marredheniet mes dy vendeve kane qene gjithmone te mira dhe kjo deshmohet edhe nga vizitat e shumta qe zyrtaret e larte kane bere ne Tirane.
Bush
Kulmi i marredhenieve te mira mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka arritur me viziten e Presidentit Bush ne Shqiperi. Nje vizite, e cila u realizua ne menyre te shkelqyer pas pritjes entuziaste qe i bene shqiptaret, numrit nje te SHBA.
Pavaresia
Vizita e sekretares se shtetit ne 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise, merr dhe nje tjeter vleresim per marredheniet shume te mira qe Shqiperia ka me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. 100 vjetori i pavaresise pritet te sjelle ne Tirane dhe personalitete te tjera boterore.