E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e Pronesise mbeten pezull

Mbetet pezull ne Kuvend projektligji per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore". Kundershtimi i opozites dhe propozimet e reja te Partise Republikane, bene qe projekti te mos votohet ne seancen e djeshme plenare. Dhe pse eshte vleresuar si nje nisme teper e rendesishme dhe e shpejte per tu zbatuar, pasi do te verifikoje te gjithe titujt e pronesise qe jane dhene per tokat bujqesore nder vite. Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, propozoi ne seancen e fundit plenare qe i tere procesi i verifikimit te dhenies se titujve te pronesise, te kryhet brenda nje afati 3-vjecar. Ai vleresoi se eshte e domosdoshme vendosja e afateve kohore ne projektligj, pasi ne te kundert, zbatimi i tij mund te zgjase ne pafundesi. Nga ana tjeter, republikani kerkoi qe ne draft te percaktohen rregulla te qarta per shtrirjen e zbatimit te ligjit ne te gjithe territorin e vendit. Si dhe vendosjen e sanksioneve te rrepta per ata qe titullin e pronesise e kane marre ne menyre te paligjshme ne zonat me perparesi turizmin, si dhe ish-Ndermarrjet Bujqesore. Opozita nga ana tjeter eshte treguar shume skeptike ndaj ketij projekti. Partia Socialiste ka deklaruar voten kunder, pasi, sipas saj, nje nisme e tille do te krijoje konflikte sociale. Projektligji parashikon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise te dhena per tokat bujqesore. Ky veprim ndermerret per te vertetuar nese titulli eshte marre apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›