Bregu: Rama i vetmi që nuk komentoi e nuk u gëzua për 3 ligjet
TIRANE - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se kryetari i PS-së Edi Rama ishte i vetmi që nuk u gëzua dhe as nuk komentoi miratimin 3 ligjeve të integrimit në kuvend. Ministrja Bregu tha se, “teksa shqiptarët me hir a me pahir e hoqën sindromën e bllokimit të tre ligjeve, duket se kjo nuk do të marrë fund”.
“Nuk ka pati asnjë cicërimë në “Twitter” dhe as fjalim, për votimin e 3 ligjeve, por zgjodhi fjalimet e Tom Doshit për të shmangur përshëndetjen e tre ligjeve dhe komentimin e tyre. Sindroma e bllokimit te Edi Rama është aq e fortë sa detyroi deputetët të mos votonin amnistinë fiskale, pasi thënë troç votimi i amnistisë do të ndikonte dhe te disa socialistë pranë Ramës. Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk e çlirojmë dot nga sindromi i bllokimit, por e detyruam të votojë 3 ligjet. Ky është momenti ynë, jemi një hap larg BE”, - u shpreh Bregu.
Ministrja Bregu tha se integrimi në Bashkimin Europian do të bëhet vetëm me Kryeministrin Sali Berisha dhe me këtë mazhorancë, e cila ka kryer dhe do të kryejë një sërë reformash për zhvillimin e vendit.
(er.nu/BalkanWeb)