Samiti në Ohër, Fyle: Të respektohet parimi i gjithëpërfshirjes
OHËR - Eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili po merr pjesë në takimin në nivel ministror të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, nuk ka dashur të komentojë anulimin e samitit të presidentëve.
Nga Ohri, ku ka mbërritur mbrëmjen e djeshme, Fyle ka kërkuar të respektohet parimi i gjithëpërfshirjes, si në rastin e takimit të sotëm të krerëve të MPJ-ve.
“Për mua është shumë me rëndësi inkluziviteti i takimit. Pra, kjo që ne ulemi të gjithë së bashku, përfshirë dhe Kosovën, si mysafir special”, - ka theksuar Fyle.
(er.nu/zhurnal/BalkanWeb)