Nëna më e lumtur në botë: Pas 19 abortesh solla në jetë një vajzë
BRITANI – 37-vjeçarja Jo Short mund të konsiderohet nëna më e lumtur në botë. Pas 19 abortesh spontane, ajo më në fund arriti të sjellë në jetë një vajzë. Në një intervistë për një kanal kombëtar britanik, Jo Short tregoi përpjekjet e saj të shumta për 14 vite me radhë, për të sjellë në jetë një fëmijë.
37-vjeçarja kishte abortuar 19 herë për shkak të një sëmundjeje të pazakontë, të quajtur endometriosis, e cila godet strukturën e mureve të mitrës. Pas shumë e shumë përpjekjeve të dështuara, më në fund 37-vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje novatore në fushën e farëzimit artificial, për të pasur mundësi që të lindte, me bashkëshortin e saj, një vajzë që gëzon shëndet të plotë.
”Jeta ime është karakterizuar nga ulje-ngritje dramatike. Sa herë kam shpresuar që do të kisha një fëmijë, aq herë shtatzënia prishej dhe ndihesha e shkatërruar. Megjithatë, tani që kam Emily-Kate, mund të them se e gjithë ajo periudhë ja ka vlejtur”, - deklaroi ajo.
(er.nu/BalkanWeb)