E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përplasen makinat, plagosen rëndë dy vajza

TIRANË- Aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy vajzave. 

Ngjarja ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të rrugës së Rinasit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, vajzat e plagosura janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak.

Ndërkohë policia bën me dije se po heton për shkaqet e aksidentit si edhe për identifikimin e vajzave të përfshira në aksident.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›